Deputeti gjerman mbështet Mcronin për shpërbërjen e NATO-s

Lajme

Deputeti gjerman mbështet Mcronin për shpërbërjen e NATO-s

Nga: F.B. Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 11:18
NATO

Deputeti gjerman  Aleksander Noj është pajtuar me deklaratën e presidentit francez Emanuel Macron për krizën në Aleancën e NATO-së, duke shtuar se shpërbërja e kësaj aleance është e mirëseardhur, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"ShBA së bashku me Turqinë po rrëmihin varrin NATO-së, krahas eksploatimit të saj për interesa të veta", ka thënë përfaqësuesi i Partisë së Majtë Aleksander Noj.

“Deri para pak kohe Amerika ka synuar kryesisht realizimin e interesave të veta, duke përfshirë atë që kanë bërë përmes NATO-së, tash disa vite po dëshmohet se edhe Turiqa po ndjek trenin e njëjtë. NATO po shpërbëhet dhe këtë e pres duar hapur”, tha  Noj.

Deklarata e deputetit gjerman ka pasuar deklaratën e një jave më herët të presidentit të Francës Macron që ka shpallur vdekjen klinike të NATO-së, duke aluduar në pamundësinë e mbështetjes në ShBA, përderisa në vendin e presidentit ndodhet Donalt Tramp.

Por deklarata e Macron ka hasur në kritikë nga kancelaria gjermane Angela Merkel dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg, që kanë kritikuar presidentin francez për shkak të përdorimit të fjalëve drastike, në të njëjtën kohë ata kanë theksuar se NATO duhet të mbetet shtylla kryesore e sigurisë së Gjermanisë.

Përkundër kësaj, deklarata e Macron përsëri ka nxitur valën e nisur vitin që shkoi kur Macron dhe Merkel kanë nënvizuar rëndësinë e ekzistimit të ushtrisë evropiane të pavarur nga ShBA dhe aleanca e  NATO-së, që duhet të jetë e aftë të mbroj vetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat