Mediat serbe alarmohen: Këngëtaret shqiptare kanë tmerruar opinionin serb, ja pse

Lajme

Mediat serbe alarmohen: Këngëtaret shqiptare kanë tmerruar opinionin serb, ja pse

Nga: F.B. Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 12:06
Pamje nga videoklipi

Këngëtarja me prejardhje shqiptare me nënshtetësi zvicerane Albana Azizi, ka tmerruar opinionin serbë kur thuajse lakuriq ka xhiruar spotin e këngës në Kishën “Sveti Nikola” në Novobërdë, shkruan “Kurir”, përcjell “Bota Sot”.

Kuriri serb shkruan se, në fund të tetorit me rastin e  xhirimit të spotit në tempullin kishtar ka arritur shqiptarja e lindur në Bernë të Zvicrës, që studion stomatologjinë dhe muzikën dhe ka vendosur që lakuriq pikërisht në objektin e shenjtë ortodoks të xhiroj, në objektin që gjatë gjithë vitit ishte ekspozuar sulmeve të ndryshme.

Sipas tyre, kundër të gjitha ligjeve, pa leje të Kishës Ortodokse Serbe dhe serbëve që përbëjnë shumicën në Novobërdë, pushteti shqiptar me paratë që ka dhënë ambasada gjermane në Prishtinë ka nisur meremetimin e Kompleksit kishtar.

Image

“Kur i kanë përfunduar në qershor kanë thënë se bëhet fjalë për Kishë Katolike dhe kanë dashur të përfitojnë si të vetën ndonëse jo shumë larg nga aty ndodhet kisha katolike që e kanë shfrytëzuar banorët e Novobërdës nga shekujt e mesëm”.

“Këngëtarja Azizi as që ka kërkuar leje për xhirim të skenave eksplicite, por këtë e ka bërë me iniciativë të saj, pas pyetur askënd para syve të serbëve që jetojnë aty. Edhe më interesant është se RTK këtë spot e emiton në termin kryesor, andaj shtrohet pyetja pse pushteti atje nuk reagon nëse përfitohet ky tempull”, shkruan Kuriri serb.

Aty shkruhet se të njëjtën gjë e ka bërë para 5 viteve edhe kolegia e saj Era Istrefi e cila në tempullin e Krishtit shpëtimtar në Prishtinë, ku për shërbime të xhirimit të spotit shfrytëzoi ato hapësira, ku aso kohe pat reaguar Dioqeza e Rashkës-Prizrenit dhe e pat gjykuar atë rast.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat