Franca dhe strategjia e zgjerimit të BE-së: Për Serbinë pranimi në shtatë etapa, çështja e Kosovës e fundit

Lajme

Franca dhe strategjia e zgjerimit të BE-së: Për Serbinë pranimi në shtatë etapa, çështja e Kosovës e fundit

Nga: F.B. Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 09:29
BE

Franca ka dërguar në Bruksel një dokument jozyrtar për mënyrën si ajo e sheh qasjen e vendeve kandidate për anëtarësim në BE , ku thekson se “anëtarësimi do arrihet shkallë-shkallë në shtatë faza dhe jo përmes kapitujve”, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Procedura e bashkëngjitjes së e vendeve kandidate për anëtarësim në BE do duhej të pësonte ndryshime drastike në bazë të propozimit të Parisit që sot pritet të gjendet para ministrave  në këshillim për punë të përgjithshme në Bruksel. Ndër risitë nga dokumenti jozyrtar që "Novosti" ka pasur qasje shihet grupimi i 35 kapitujve në shtatë etapa.

Kështu anëtarësimi praktikisht mund të arrihet shkallë-shkallë në shtatë etapa dhe jo përmes kapitujve si deri tash. Konkretisht Parisi propozon që në grupin- etapën e parë të hyjnë kapitujt 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe ato duhet përmbush gjatë gjithë procesit të bashkëngjitjes.

Nga ana tjetër kapitulli 35 që ka të bëjë me çështjet tjera në rastin tonë me Kosovën do të hyj në etapën e fundit, të shtatën dhe do zgjidhet në prag të hyrjes përkatësisht anëtarësimit. Më herët ka qenë parashikuar që përparimi në këtë kapitull të përcillet gjatë gjithë procesit.

Etapa e dytë do të përfshijë kapitujt 14, 15, 21, 22, 25, 26 dhe 27 dhe ka të bëjë me arsimin, hulumtimin, të rinjtë, kulturën, sportin, mjedisin, transportin, telekomunikacionin dhe energjinë. Me çka do të hapeshin dhe mbylleshin këta kapituj dhe kandidatët menjëherë do të mund të shfrytëzonin programe evropiane në këto fusha siç janë Erazmus plus, Horizon dhe Life plus dhe të kenë dobi konkrete edhe përpara se të bëhen anëtare të plota në hapësirën evropiane hulumtuese dhe rrjetet trans-evropiane.

Në etapën tre do hynin kapitujt 5, 7, 8, 19, 20 dhe 28 që kanë të bëjnë me punësimin, politikën sociale, shëndetësinë , mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencën.

Në etapën e katërt janë punët ekonomike e financiare me fushat 4, 9,16, 17, 18 dhe 32, në etapën 5 tregu i përbashkët, bujqësia dhe peshkataria me kapitujt 1,2, 3, 6, 10, 11, 12, 13 dhe 29 që hap mundësi për bashkimin doganor.

Faza 6 përfshinë politikën e jashtme dhe fushat në kapitujt 30 e 31, kur duhet të harmonizohemi p.sh.  raportet tona me Rusinë dhe faza e shtatë kapituj 33, 34 dhe 35.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat