400 milionë euro i humbi Serbia nga taksa e Kosovës

Lajme

400 milionë euro i humbi Serbia nga taksa e Kosovës

Nga: F.B Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 10:09
Ilustrim

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Oda Ekonomike e Serbisë, ekonomia e Serbisë për një vit të tarifës së vendosur nga Prishtina në mallrat serbe është dëmtuar për rreth 400 milionë euro, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Sipas saj saktësisht aq milionë euro vlerë e mallrave më kanë janë dërguar në territorin e Kosovës . Përndryshe sipas OES (PKS) deri në vendosjen e tarifës trendi i rritjes së plasmanit të mallrave serbe nga Serbia Qendrore në tregun e Kosovës ka qenë 8,2 për qind:

“Për 9 muaj të vitit 2019 në Kosovë janë dërguar mallra në vlerën 41,99 milionë euro, ndërsa vlera e pasimit të mallrave  në periudhën e njëjtë të vitit 2018 ka qenë për rreth 300 milionë euro më pak”.

Nga PKS kanë theksuar se tarifa ka pasur ndikim edhe në rritjen e çmimeve në tregun e Kosovës, kështu sipas të dhënave të Agjencionit të Statistikave të Kosovës thonë ata tarifat kanë shkaktuar rritjen e çmimit të bukës, mishit, qumështit, vezëve edhe djathit...

Dëmi i shkaktuar nga tarifat  është rreth 0,5 për qind e GjDP-së, ndërsa eksporti përveç rasteve sporadike, ka rënie drastike për të mos thënë është ndërprerë, ka thënë ministri i Tregtisë në qeverinë e Serbisë, Rasim Ljajiç.

Nëse shikohet në periudhën afatgjate kompanitë do të kenë shumë vështirë të kthehen në atë treg edhe nëse nesër vendoset heqja e tarifës ka thënë për “Novosti” Lljajiç.

Kjo për shkak se të tjerët kanë shfrytëzuar zbrazëtinë e krijuar në atë treg, ndonëse ka shumë kompani në Kosovë që vazhdojnë të kontaktojnë partnerët tanë dhe firmat që do donin të vazhdonin bashkëpunimin dhe afarizmin shprehet ai.

“Ata kanë tentuar që të importojnë diçka të ngjashme me ‘plazmën’ tonë nga Italia edhe Bullgaria, por nuk ka pasur kërkesa për atë produkt. Tregtarët nga Kosova tash paguajnë 15 për qind grurin më shtrenjtë se që kanë paguar grurin nga Serbia, për fat të keq politika këtu është më e fuqishme nga ekonomia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat