Avokati Koci: Luani i Gjilanit është importuar në sy të AVUK -ut dhe policisë

Lajme

Avokati Koci: Luani i Gjilanit është importuar në sy të AVUK -ut dhe policisë

Nga: D.B Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 18:50
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, i cili njihet edhe si dashamir i kafshëve, ka reaguar pas publikimit të fotos së Luanit i cili është duke u mbajtur në një kafaz shumë të vogël në një restorant në Zhegër të Gjilanit në mesin e kafshëve të egra.

Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se urgjentisht sonte duhet të filloi procedura e konfiskimit të luanit - dhe të vazhdohet me procedurën e ekstradimit në ndonjë azil, duke theksuar se “Ka Evropa azile për Luaj”

Ja postimi i plotë:

“Luani i Gjilanit si po e quajnë kollokvialisht, është importuar në kundërshtim me nenin 10 të Ligji Nr. 02/L-10 PËR PËRKUJDESJEN NDAJ KAFSHËVE, i cili në mënyrë eksplicite e ndalon importimin, shitjen apo mbarështimin e kafshëve agresive, që mund të paraqesin rrezik për sigurinë dhe shëndetin e njeriut apo kafshëve tjera.

Për më tepër, në shikim të parë po shihet që kafsha e egër po mbahet në kushte të tmerrshme - në një kafaz që nuk ka hapësirë të mjaftueshme as për një qen!

Krejt kjo po bëhet haptazi, në sy të publikut, AVUK -ut dhe policisë.

Urgjentisht, sonte duhet të filloi procedura e konfiskimit të luanit - dhe të vazhdohet me procedurën e ekstradimit në ndonjë azil.

Ka Evropa azile për Luaj!

Përndryshe, një rast i ngjashëm ka ndodhur në Shqipëri.

Luani është ekstraduar në Holandë, por nuk ka mbijetuar gjatë. Ka qenë shumë i abuzuar.

P.s.

Luani mund t’i falet ndonjë kopshti zoologjik, nëse veç nuk e merr ndonjë azil i luanëve!”, ka shkruar avokati Arianit Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat