Doli kundër taksës, Haradinaj i “sulet” Safet Gërxhaliut: Hej bre, matrapaz, qysh nuk po të vjen marre…

Lajme

Doli kundër taksës, Haradinaj i “sulet” Safet Gërxhaliut: Hej bre, matrapaz, qysh nuk po të vjen marre…

Nga: N.Sh Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 19:28
Safet Gerxhaliu dhe Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë e ka quajtur matrapaz ish kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliun, pasi ky i fundit ishte kundër taksës ndaj Serbisë.

Haradinaj tha se Gërxhaliu bëri propagandë dhe ishte kundër vendit të vetë.

“Safet Gërxhaliu është matrapaz. Ai e pati bë një panair dhe i pat pru qindra biznese serbe këtu. Ai njeri del e bën propagandë, si kryetar i Odës Ekonomike të vendit të vetë. U dëmtua thoshte ekonomia me taksë. Me i thanë hej bre, nuk po të vjen marre. Nuk e kuptoj pse duhet me e dëmtu veten. Këtë s’e bën Serbia. Taksa është e Kosovës”, shtoi Haradinaj.

Ndryshe, Safet Gërxhaliu ishte kritikuesi më i ashpër i taksës i cili ka thënë shpeshherë se po e dëmton jashtëzakonisht shumë Kosovën.

Ai për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe, ksihte pohuar se ka rritje enorme të importeve, por ka përmendur qytetarin i cili thotë se preket drejtpërdrejtë nga kjo taksë.

“Në rend të parë ekzistojnë indikatorët matës të efekteve të kësaj takse dhe dy shtyllat kryesore që të maten efektet është se a kemi rritje të eksporteve dhe a kemi rënie të importeve nga jashtë dhe ajo çka ndodh në Kosovë është që kemi rritje enorme të importeve dhe pothuajse të njëjtin nivel të eksporteve, në rend të dytë masa të tilla gjenerojnë inflacion që godet në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarin dhe sektorin privat, mbi të gjitha është një masë që e motivon dhe forcon ekonominë green ose të kriminalizuar dhe kur krejt kësaj i shtohet aspekti politik ku është humbur besimi i sponsorëve të Pavarësisë së Kosovës dhe vendeve aleate evropiane dhe SHBA-së, është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës dhe besoj që është penalltia më e mirë që ju ka servuar Serbisë”.

Njohësi i rrethanave ekonomike, Safet Gërxhaliu, kishte akuzuar Qeverinë në dorëheqje se ka prekur rezervat shtetërore pa nevojë dhe ka shpërndarë para pa kritere.

“Qeverinë paraprake e karakterizon një dialog i mirëfilltë publiko-privat, një partneritet me Brukselin dhe Uashingtonin, por edhe me vendet e rajonit, mbi të gjitha e karakterizon një disiplinë financiare e cila për fat të keq nuk është bartur në këtë Qeveri. Sot cenohen rezervat shtetërore, shpërndahen para pa kritere, vetëm në bazë të meritokracisë, sot mungon përgjegjësia institucionale dhe individuale, nëse këto janë virtyte pozitive atëherë le t’i gëzoj kjo Qeveri”.

“Në Kosovë më nuk dëgjohen rekomandimet e sponsorëve të Pavarësisë dhe të miqve ndërkombëtar dhe në këtë drejtim jemi duke humbur edhe atë mbështetje që kemi pasur nga ta falë një popullizimi i cili për fat të keq e ka një kalitje 3 vjeçare me rastin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe ky avaz do të vazhdojë edhe më tutje por duhet të jetë shumë sfiduese për Qeverinë e ardhme për shkak se problemet e grumbulluara në këtë mandat do të jenë vështirë për t’i zgjidhur sa që do të shkojë edhe një mandat qeveritar për tu marrë me këto vendime kinse të mëdha qeveritare që ngufatin ardhmërinë e Kosovës dhe të qytetarëve të saj dhe Kosova më tutje do të shndërrohet në një shtet për të ikur, jo për të qëndruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat