Fabrici: Shengeni i vogël nuk është pengesë, por nxitje për anëtarësim në BE

Lajme

Fabrici: Shengeni i vogël nuk është pengesë, por nxitje për anëtarësim në BE

Nga: F.B Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 20:36
Ilustrim

Shefi i delegacionit të BE-së për Serbi Sem Fabrici ka deklaruar sonte se Bashkimi Evropian e shikon të ashtuquajturin “Shengeni i vogël” si iniciativë që do të lehtësoj bashkëngjitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor këtij blloku dhe jo si frenuese apo pengesë në procesin e integrimit, shkruan “Danas” përcjell “Bota Sot”.

Mendoj se kjo iniciativë është e harmonizuar me atë që vendet po bëjnë në procesin e euro-integrimit. Elementet e vetme të reja janë udhëtimet me letërnjoftime. Kjo është risia shtesë nga iniciativa. Është e qartë se kuadri politik është këtu dhe përderisa ai është në harmoni me rregullat e zgjerimit, ne e mbështesim “, ka thënë Fabrici për televizionin N1 në Forumin Regjional të liderëve të rinj ku mori pjesë.

Fabrici ka shtua se për BE me rëndësi është që kjo iniciativë , ku tash janë Serbia, Shqipëria, Maqedonia Veriore të jetë e hapur për komplet “gjashtëshen e Ballkanit”, përkatësisht për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat