BE urgjentisht kërkon të dërguar për Ballkan, u përmend emri i diplomatit sllovak Miroslav Lajçak

Lajme

BE urgjentisht kërkon të dërguar për Ballkan, u përmend emri i diplomatit sllovak Miroslav Lajçak

Nga: F.B Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

BE në mënyrë intensive po kërkon një figurë të përshtatshme për funksionin e ri si i dërguar special për Ballkanin perëndimor, ndërsa kandidati më serioz dket shefi i diplomacisë sllovake Miroslav Lajçak, shkruan “Veçernje Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Sipas gazetës qëllimi i BE-së është që të zbutet ndikimi i madh amerikan në regjion.

Si njohës i i mirë i rrethanave dhe si politikan me përvojë që ka kryer shumë funksione me rëndësi në këto hapësira emri që më së shpeshti lakohet është Lajçak, që veç tjerave flet gjuhën serbe dhe përmbush kushtet, shkruan gazeta.

Bazuar në burime mirë të informuara, gazeta shkruan se Lajçak qysh në fillim të javës është në Bruksel, larg syve të opinionit dhe ka kryer takim me rëndësi me shefin e ardhshëm të diplomacisë evropiane Zhosep Borel.

"ShBA kanë dy përfaqësues për Ballkanin perëndimor, ndërsa ne nuk kemi asnjë. Prandaj na shkon kështu puna ", kinse në këtë rast ka thënë Borel në bisedën me Lajçak, duke menduar në kundërshtimin e zgjerimit dhe largimin gjithnjë e më të madh të regjionit nga BE, bazuar nga burimet shkruan "Novosti".

Kërkimi për një person adekuat janë duke zgjatur tash e sa kohë, që nga përcaktimi i përbërjes së Komisionit të ri Evropian, ku thuhet se ende po mendohet që i dërguari special a do të përfaqësoj vetëm Komisionin Evropian apo të gjithë BE-në.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat