Mulliqi: Kosovës dhe shqiptarëve në rajon ju duhen liderë të vërtetë, e jo sharlatan

Lajme

Mulliqi: Kosovës dhe shqiptarëve në rajon ju duhen liderë të vërtetë, e jo sharlatan

Nga: D.B Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 12:25
Ilustrim

Dy shtetet shqiptare kanë rënë më shumë, në kurthin e "armiqve" të brendshëm, sepse të gjithë ata që pajtohen më korrupsionin , nepotizmin, klintelizëm, e hajni të mëdha e të vogla i kanë dy zgjedhje, që të largohen nga Kosova nga gjendja e krijuar, ose të mbesin dhe të luftojnë që të kemi gjendje të mirë në shoqëri. Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi, i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se ikja nga vendi është bërë masovike, më tendencë rritjeje.

“ Do të ishte në të mirën e individëve dhe shoqërisë që të kemi më shumë vullnet, të kemi guximin qytetarë që të përballemi më këto sfida. Gjithashtu kemi nevojë për media më të fuqishme, duke mos preferuar heshjten e cila po na shkakton dëme të mëdha. Kjo duhet të bëhet e qartë nëse mendojmë që gjendja politike dhe gjendja ekonomike të normalizohen. Jeta pasive nuk i duhet askujt, se gjendja nuk do të përmirësohet kurrë. Kosova po udhëhiqet nga garniturat e njëjta politike, e të cilat kanë dështuar në qeverisje”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Sipas tij, këto pushtete shumë i kanë paralizuar edhe nismat dhe aktivitetet e ndryshme qytetare, deri në atë shkallë që na ka bërë të lutemi që të shpëtojmë nga fati ynë. “Nxënësit e këqij të cilët po i prodhojmë pas luftës shumë nga ta sot janë bërë drejtues të shtetit. Si duket kemi besuar në heronjtë e rremë. Madje edhe nëse dikush është munduar të na bind së është super heronj, është mashtruar. Statusin e heronjve e marrin të gjithë ata të cilët mendojnë për popullin dhe vendin e vet.

Synimi ynë është për një botë më të bukur, që mos të ndalemi kurrë në luftë për ideale tona. Lufta për të drejtën , lufta për humanizëm, nuk është e lehtë, ajo kërkon sakrificë, edhe nëse kemi rënie, duhet të ringritemi. E kjo arrihet vetëm kur jemi të bashkuar, jo të ndarë e të përqarë siç po na ndodhë tash, dhe na ka ndodhë gjatë historisë”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi. Ai konsideron se tashmë duhen nisma të reja, vullnet për punë të ndershme, e jo mendime utopike pasurime brenda nate pa punuar, siç u pasurua shumë kush nga kjo kastë politike. “Ne që dy decenie po sillemi në rrethin vicioz dhe si po duket dy shtetet shqiptare kanë rënë më shumë, në kurthin e armiqve të brendshëm, të cilët armiq për secilin shtet janë vdekjeprurës.

Nga armiku i jashtëm bëhet më shumë kujdes. Kombi i cili ka synime për shtet nderim dhe mirëqenie, çdo ditë punon që të bëhen qytetarë në kuptimin e plotë të fjalës. Ne duhet më vepra e jo më fjalë, ta luftojmë korrupsionin, krimin e organizuar dhe çdo dukuri tjetër negative. Kosovës dhe shqiptarëve në rajon ju duhen liderë të vërtetë, e jo sharlatan.

Popullit nuk i duhen ata udhëheqës që mbijetojnë në kriza, dhe të cilët rregullisht provokojnë konflikte të brendshme dhe të jashtme, për interesa personale. Përgjegjësia e popullit është ta kontrollojnë pushtetin. Nëse kjo nuk bëhet në kontinuitet , nuk ka pushtet i cili çdo resurs shoqëror nuk e përvetëson. Liria është gjë të cilën e zgjedhim-ajo humbët nëse ashtu vendosim, askush lirinë nuk na falë”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat