Shkoi në Siri për t’i bashkuar ISIS-it, ngrihet aktakuzë

Lajme

Shkoi në Siri për t’i bashkuar ISIS-it, ngrihet aktakuzë

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 16:46
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër M.A., për veprën penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura M.A., më 12.07.2015, së bashku me bashkëshortin e saj B.M (tani i ndjerë) dhe fëmijën e tyre djalë të moshës 1 vit e gjysmë, me vetëdije dhe vullnet të plotë ka kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit dhe ka shkuar në Siri, me qëllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste ISIS dhe Al-Nusra, të cilat veprojnë në Siri dhe Irak, ku ka qëndruar deri në momentin e kthimit në Kosovë më datë 20.04.2019.

Me këto veprime e pandehura M.A. ka kryer veprën penale, bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit nr. 05/L-002.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat