Të gjithë ndihmojnë, edhe Genc Lekaj ofron ndihmë

Lajme

Të gjithë ndihmojnë, edhe Genc Lekaj ofron ndihmë

Nga: Maksim Gjokaj Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 18:27
Genc Lekaj

I madh e i vogël më tepër se kurrë shqiptarët janë bashkë në këto ditë të vështira për Shqipërinë pas tërmetit që mori shumë jetë e la shumë e shumë tjerë me pasoja e pa strehë. Shqiptarët sidomos ata nga Kosova po japin në çdo formë kontributin e tyre, ku mësojmë se edhe personazhi i njohur me origjinë nga Deçani por qē jeton në Gjermani, Genc Lekaj ka publikuar një status ku tregon se është në gjendje të ofrojë strehim në Prishtinë për dy familje që kanë nevoja plus ai ka treguar se edhe ushqimin do ta ofrojë, gjithmonë bëhet fjalë për familje të prekur nga tërmeti. Ja pra edhe një personazh i njohur me zemër të madhe në këtë fatkeqësi!.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat