Edhe Kosova dikur ishte goditur nga një tërmet 6 shkallësh, ky është historiku

Lajme

Edhe Kosova dikur ishte goditur nga një tërmet 6 shkallësh, ky është historiku

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 18:42
Ilustrim

Një tërmet me magnitudë kaq të lartë, nuk mbahet mend në Kosovë. Megjithatë, një tërmet me magnitudë prej 6.1 shkallë kishte goditur rajonin e Ferizajt, gati një shekull më herët. Ndërkaq, në vitin 2002, u shënua viktima e fundit në vendin tonë nga lëkundjet sizmike.

Kosova bën pjesë në listën e vendeve me aktivitet sizmik relativisht të lartë dhe në periudha kohore të ndryshme është përballur me tërmete të vogla dhe të mëdha.

Që nga themelimi i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës në vitin 2008 në Kosovë kanë ndodhur 901 tërmete me Magnituda 1.5 e deri në 5.2 shkallë të Rihterit.

Për periudhën 1999-2018, tërmeti me i fuqishëm ka goditur regjionin e Gjilanit më datë 24 prill 2002, kur një person humbi jetën dhe u shënuan dëme të mëdha materiale me Magnituda 5.7 shkallë të Rihterit dhe me intensitet 8 ballë të Merkalit.

Në vitin 2010 territorin e Kosovës e ka goditur një termet tjetër i fuqishëm me intensitet 7 ballë, ndërsa në nëntor të vitit 2013 një tërmet i fuqisë mesatare ka goditur edhe regjionin e Vushtrrisë me Magnituda 4.8 shkallë të Rihterit dhe me intensitet 61/2 ballë të Merkalit.

Në raportin “Mikrozonimi Sizmik i Gjilanit”, i cili është hartuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, tërmete më të fuqishme që e kanë goditur Kosovën, përmendet termeti i vitit 1921 me epiqendër mes Ferizajt e Vitisë, me një fuqi prej 6.1 shkallë Rihter.

Gjithashtu, në vitin 2010, një tërmet goditi Istogun kishte magnitudë momentale prej 5.2 ballësh.

Zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë janë Istogu, Peja dhe Prizreni, megjithëse Vitia, Ferizaj dhe Gjilani janë zonat që edhe në të kaluarën janë prekur nga goditjet tektonike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat