Udhëzim i posaçëm nga ekspertët grekë për mënyrën si të përballojmë tërmetet

Lajme

Udhëzim i posaçëm nga ekspertët grekë për mënyrën si të përballojmë tërmetet

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 06:08
Ilustrim

Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Greqisë ka sjellë sot për publikun shqiptar një udhëzim për përballimin e tërmeteve që e gjeni të plotë më poshtë.

1.Përgatitja

a) Brenda shtëpisë

• Fiksoni mirë pas mureve raftet dhe biblotekat. Largoni nga portat mobiljet e larta të cilat mund të rrëzohen dhe të përbëjnë pengesë per të larguar.

• Vidhosni mirë në mure bolierin, depozitat e lëndëve djegëse dhe të ujit.

• Vendosni sendet e rënda në raftet më të ulëta.

• Largoni sendet e rënda nga krevatet dhe kolltukët.

• Fiksoni mirë llambadarët dhe freskueset e tavanit.

• Përcaktoni vendet e sigurta në çdo dhomë të shtëpisë:

– Poshtë tavolinave të sigurta.

– Larg sipërfaqeve prej qelqi dhe bibliotekave.

– Larg mureve të jashtme.

• Kontrolloni funksionimin normal të rrjetit së energjisë elektrike dhe të gazit.

• Informoni të gjithë pjesëtarët e familjes për mënyrën e mbylljes së siguresave të energjisë elektrike, ujit dhe gazit si dhe për numrat telefonikë të emergjencave, numri kryesor, 112.

• Pajisuni me nje radio me bateri, elektrik dore si edhe nje kuti të ndihmes së shpejtë.

b) Jashtë shtëpisë

• Zgjidhni një vend takimi pas tërmetit, i cili të ndodhet:

 Larg ndërtesave dhe pemëve.

 Larg kabllove të linjave elektrike dhe të telefonisë.

2. Në momentin e tërmetit

a) Kur jeni brenda në shtëpi.

• Ruani qetësinë.

• Futuni poshtë mobiljeve të forta (Tavolina, banakë, etj.) përkuluni dhe mbani me duart tuaja nje kembe te mobiljes.

• Në rast se nuk keni mobilje të forta, perkuluni në mes të dhomës, duke reduktuar sa të mundeni gjatësinë tuaj dhe mbroni me duart tuaja kokën dhe qafën. Largohuni nga siperfaqet e medha prej qelqi (dritare, ndarje xhami) ose mobilje dhe objekte që mund tju dëmtojnë.

• Μos u largoni nga shtepia.

• Mos dilni në ballkon.

b) Nëse jeni në një ndërtesë të lartë

• Largohuni nga xhamat dhe muret e jashtëm.

c) Nëse jeni në ambjente argëtimi, në qendër tregtare ose dyqan të madh

• Ruani qetësinë

• Qëndroni në ambient deri sa të mbarojnë lëkundjet.

• Mos ndiqni turmat që janë në panik dhe levizin në menyrë te çrregullt drejt daljeve, sepse rrezikoni të shkeleni me këmbë.

d) Nëse ndodheni në ambient të hapur

• Largohuni nga vende që ndodhen poshtë ndërtesave, kabllove të linjave elektrike dhe të telefonisë.

• Nëse keni çantë ose dosje, mbuloni kokën me të.

e) Nëse ndodheni brenda në makinë

• Drejtohuni drejt një vendi të hapur dhe ndaloni me kujdes makinen ne mënyrë që mos të pengojë qarkullimin.

• Shmangni kalimin nëpër tunele, ura, nënkalime dhe mbikalime.

3) Çfarë të bëni pas tërmetit

a) Nëse jeni brënda shtëpisë

• Përgatituni për tërmete te tjerë, të mundshëm.

• Kontrolloni me kujdes veten dhe të tjerët pranë jush për dëmtime të mundshme.

• Nëse ka persona me dëmtime të rënda mos i lëvizni.

• Evakuoni ndërtesën nga shkallët (mos përdorni ashensorin), por më parë ulni siguresat elektrike, mbyllni bombulat e gazit dhe ujin.

• Drejtohuni tek një vend i hapur dhe i sigurtë.

• Ndiqni udhëzimet e autoriteteve dhe mos u jepni rëndësi fjalëve që përhapen.

• Mos përdorni automjetin pa arsye në mënyre qe mos të bëhen pengese për grupet e shpëtimit.

• Përdoreni telefonin fiks ose celularin vetëm në raste të vecanta, sepse shkakton mbingarkesë të linjave telefonike.

• Shmangjuni hyrjes në shtëpi nëse shikoni dëmtime, kabllo të këputura ose rrjedhje të gazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat