Skandali i të përjavshmes serbe: Vuçiqit i drejtohet arma

Lajme

Skandali i të përjavshmes serbe: Vuçiqit i drejtohet arma

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 10:28
Skandali i të përjavshmes serbe: Vuçiqit i drejtohet arma

E përjavshmja serbe, NIN ka shokuar lexuesit e saj pasi në ballinën e saj vendosi fotografinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me një armë që i ishte drejtuar atij.

Pas stuhisë që shkaktoi në publik kjo foto, e përjavshmja NIN faqen kryesore të saj gjatë ditës së sotme e ka lënë të zbrazët.

Tanjug ka përcjellë një deklaratë të botuesit NIN, Ringier Axel Springer Serbia, kjo media doli pa foto në kopertinë pasi sipas botuesit, zgjedhja origjinale e fotografisë ishte e papërshtatshme, veçanërisht në vendin ku u vra kryeministri.

Ringier Axel Springer Serbia thekson se megjithëse fotoja është  ndryshuar, përmbajtja e artikullit me titull “Afera e armëve: Kush po e shkatërron Krushikun” mbetet e pandryshuar.

Botuesi deklaron se NIN me kopertinën e re do të dalë sa më shpejt që të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat