Dugolli në Pallatin e Bardhë të Erdoganit, ia dorëzon letrat kredenciale

Lajme

Dugolli në Pallatin e Bardhë të Erdoganit, ia dorëzon letrat kredenciale

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 17:15
Foto nga takimi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka pritur ambasadorin e ri të Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin në Kompleksin Presidencial, ambasadori Dugolli i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Erdoğan.

Dugolli, bashkë me bashkëshorten dhe disa punonjës të ambasadës u fotografuan me presidentin turk.

Dugolli është emëruar ambasadori i Kosovës në Turqi më 21 gusht të këtij viti, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli.

Ilir Dugolli më herët ishte ambasadori i Kosovës në Belgjikë, ai po ashtu ishte akredituar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Estonisë, atëherë me rezidencë në Mbretërinë e Belgjikës.

44-vjeçari, Ilri Duglli është i martuar ka një fëmijë dhe duket tejet sportiv dhe aktiv në fushat e sporteve malore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat