“10 eurot e pensionit”, familja Shaqiri kërkon të mos organizohen aksione humanitare për të

Lajme

“10 eurot e pensionit”, familja Shaqiri kërkon të mos organizohen aksione humanitare për të

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 19:32
Shaqir Shaqiri

Një prej videove më të shikuara të ditëve të fundit, ajo e pensionistit Shaqir Shaqiri që u publikua në lajme.

Rama, mësimdhënësin e pensionuar që dha 10 euro ndihmë për të prekurit nga tërmeti, e ka konsideruar hero dhe ka shprehur gatishmërinë ta takojë.

Pas publikimit të videos, një numër personash janë paraqitur t’i dalin në ndihmë Shaqirit, duke ofruar edhe shuma të hollash, por të njëjtat janë refuzuar, pasi siç kanë bërë të ditur familjarët e tyre, gjendjen financiare e kanë të mirë dhe kanë kërkuar që të ndërpritet çdo aksion humanitar për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat