Lajm i madh se çfarë bëjnë “Grupi i Kumanovës” të dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoni

Lajme

Lajm i madh se çfarë bëjnë “Grupi i Kumanovës” të dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoni

Nga: N.Sh Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 21:23
Grupi i Kumanovës

Gardianët e kombit, djemtë e UÇK-së nga Grupi i Kumanovës, të cilët u arrestuan pas një lufte me sllavo maqedonasit, pas në prite që iu bënë atyre kanë ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në luftën e Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës ishin të gatshëm të sakrifikojnë jetën si ushtarët e lirisë ndërsa sot nga burgjet nuk harrojnë të solidarizohen me dhimbjet e kombit, edhe pse me halle e brenga të shumta si të burgosur.

Në një video shihen Komandant Malisheva, Shek Hallaçi dhe shokët e bashkëluftëtarët e tyre nga burgjet sllave, të dënuar padrejtësisht.

Për këtë ka reaguar edhe ish eprori i lartë i UÇK-së, Policisë së Kosovës dhe SHIK-ut, Naim Miftari, i cili thotë se, këta u dënuan padrejtësisht.

“Shpirti i një luftëtari nuk pushon kurrë

Këta ish luftëtar të UÇK shumica të dënuar padrejtësisht me burg të përjetshëm nga burgu i Maqedonisë ndihmojnë sipas mundësive të tyre Shqipërinë në këtë fatkeqësi natyrore nga tërmeti, trimat nuk njihen vetëm gjatë luftës por edhe gjatë fatkeqësive”, shkruan Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat