Gazmend Halilaj: Mbajeni mend, nuk jeni të përjetshëm, por...

Lajme

Gazmend Halilaj: Mbajeni mend, nuk jeni të përjetshëm, por...

Nga: N.Sh Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 09:59
Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi Gazmend Halilaj, përmes një shkrimi në Facebook, ku edhe ka publikuar një fotografi nga koha kur ishte pjesë e TMK-së, thotë se, kur po ishe në pozita udhëheqëse po tu krijojke njëfarë mendje që je i pazëvendësueshëm, i dijshëm dhe i përjetshëm në pozitën që ke.

Por, kur po u largojshe nga ai post, sipas tij, e kupton që nuk ka qenë asgjë.

Ai thotë se po ua rikujtoj miqve të tij që mbajnë pozita të larta udhëheqëse që janë vetëm një, andaj kërkon që të respektohet secili dhe mos të përdorin fyerje apo cenim ndaj dikujt tjetër.

Lexojeni shkrimin e tij:

Po e ndaj nje kujtim pothuajse, rreth 20 vite me parë, e qe i kisha me pak se 20 vjet, por qe lidhet me kohen e tashme. Kur po ishe ne pozita udheheqese, po tu krijojke njefar mendje qe je i pa-zavendesueshem, je teper i dijshem dhe poziten e ke te perjetshme.

Pas nje kohe kur po u largojshe apo po te largojshin, pe kuptojshe qe ske qene asgje, me konkretisht te gjithe vartesit tu kan qene me te pergatitur se ti.

Nejse, iu rikujtoj miqve te mi qe shimica prej tyre mbajn pozita te larta udheheqese apo pozita me pushtet domethenes.

Mbajeni mend jeni vetem NJE, silluni me respekt ndaj secilit, Ligji per gjykatat ne raste te parapara me ligj, gjyqtarit i jep mundesi te shqiptoj denim te perjetshem, ligji per policine ne raste te caktune i jep mundesin e perdorimit te forces vdekje pruese, por ne asnje rrethan nuk e lejon fyerjen, nuk e lejon cenimin e dinjitetit.

Te dashur miq qe mbani pozita udheheqese, shtoni kujdesin tek vartesit tuaj, shume zyrtar shtetror, para se ti ofrojn sherbim qytetarit fillimisht e shiqojn a mban kravat, a eshte i pasur, a eshte i afert i ndonje eprori apo zyrtari qeveritar, e varsisht nga bindja qe krijon per te, pastaj edhe i ofron sherbime apo e len te pres tere diten. Shume njerez mund duken te thjesht, por breda tyre qendron nje zemer e madhe.

Andaj, ju qe tani mbani pozita, mundosona nga sjelljet e juaja qe, edhe pas perfundimit te mandatit qe keni, t'iu respektojm. Populli asnjeher nuk do t ' iu gjykoj nese skeni marr veprime te drejta, por nese s'keni treguar respekt per ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat