Gazetari shqiptar në Gjenevë, Nefail Maliqi, ka kritikuar ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dërgoi flamurë në familjen Abazi, e cila humbi dy djemtë e saj në tërmetin që ndodhi në Shqipëri.
Maliqi shkruan ndër tjera se, në familjen Abazi duhet dërguar ndihma siç e kërkon tradita, pasi ata kishin humbur jetën duke fituar kafshatën e gojës, e jo duke luftuar.
Postimi i tij i plotë:
Vakia e Zotit ose çudira shqiptare: Ramushi ne te pame ne Gjilan dergon nje krah flamura?!..thuajse vellezrit Abazi paskan shkuar ne front ne Shipni me luftu per flamur?!
Vellezrit Abazi qe flamujt i lane ne Kosove shkuan te fitojne buken e gojes larg vendlindjes ne Durres, qe qeveria nuk ja mundesoi te punojne ne token e tyre ne Kosoven e «lire». Shkurt tradita shqiptare e jep qe ne te pame te dergojne dy kilogram sheqer apo çaj. Vllezerit Abazi qe lane shtate jetime skane nevoje per flamuj (n’pazar t’Gillani sa te duash nga 2-3 euro) por per mbeshtetje financiare (buke, libra lapsa e fletore) nga shteti i Kosove!.. Kush me i ngrit ata flamuj, ata sot i shtine n’dhe?!