Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon skenarin e Vuçiqit në SHBA, ja çfarë po kërkon për Kurtin e Mustafën

Lajme

Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon skenarin e Vuçiqit në SHBA, ja çfarë po kërkon për Kurtin e Mustafën

Nga: D.RR Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 09:54
Vuçiq

Ushtaraku shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha, në një postim në Facebook ka shkruar se, presidenti serb Vuçiq ka rënë në kontakt me Lobin serb në Kongresin Amerikan.

Vuçiq ka kërkuar nga ta që të qeveria e Kurtit t’ia jep dy ministri Listës serbe, ndërsa Maralusha thekson se kjo mund të bëhet nëse ndërhyn në Departamentin e Shtetit për t’iu bërë presion.

Postimi i plotë:

Vuqici ka ra në kontakt me Llobin Serb në Kongresin Amerikan dhe prej tyre ka kërkuar që Qeveria e Albin Kurtit duhet me ja dhanë Listës Serbe (Zajednices) dy (2) ministri. Llobi serb duhej të ndërhyn në Departamentin e Shtetit (SHBA) që të bëjnë presion te Albini/Mustafa për ketë kërkesë. Vuqici nuk e pranon premtimin e Albinit/Mustafes që një Serb i Kosovës qe nuk është anëtar i Zajednice te emërohet në një ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat