Odaloviç: Thelbësore është që Beogradi e Prishtina të vazhdojnë dialogun – na pret “dimër i nxehtë”

Lajme

Odaloviç: Thelbësore është që Beogradi e Prishtina të vazhdojnë dialogun – na pret “dimër i nxehtë”

Nga: F.B Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 13:06
Veljko Odaloviç

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë Veljko Odaloviç ka vlerësuar se është thelbësore që Beogradi e Prishtina të vazhdojnë dialogun dhe që Komisioni Evropian të kthejë kredibilitetin e saj në këtë proces, shkruan “Blic”, përcjell “Bota Sot”.

“Komisioni Evropian duhet të kthej kredibilitetin që ka humbur sepse nuk kishte force që të detyroj Prishtinën që të realizoj obligimet nga marrëveshja e Brukselit” – tha Odaloviç.

Odaloviç për RTS ka tërhequr vërejtjen se nuk mund të besoj që Komisioni Evropian nuk mund të bëjë këtë, po shtrohet pyetja a do këtë apo jo.

Ai përkujtoi se Beogradi për dallim nga Prishtina ka kryer obligimet që dalin nga marrëveshja e Brukselit, ndërsa kushti i vetëm për vazhdimin e dialogut mbetet heqja e tarifës për mallrat nga Serbia, shkruan “Blic”.

I pyetur rreth formimit të qeverisë së re të Kosovës, Odaloviç ka vlerësuar se në Prishtinë aktualisht ka vakum dhe kjo situate duhet s amë pare të tejkalohet.

Odaloviç ka thënë se për Beogradin është me rëndësi që Lista Serbe të vlerësohet pasi ka marrë më së shumti vota nga serbët e Kosovës. Më këtë rast përmendi injorimin që LS i bëhet nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.

“Atij do të i duhet që atë mandat të i ofroj LS, si do funksionoj më vonë – kush e di, pasi ai la deklarata kundër serbe. Na pret dimër i nxehtë dhe periudhë e valë në ngjarjet e ardhshme” – vlerësoi Odalović.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat