Franca do të mund të ndal rrugën integruese të Serbisë drejtë BE-së?

Lajme

Franca do të mund të ndal rrugën integruese të Serbisë drejtë BE-së?

Nga: F.B Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 10:59
BE

Franca ende nuk ka dhënë dritën jeshile për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Serbinë, nëse ajo nuk mbahet , kjo mund të jetë shenjë se integrimi evropian po ngadalësohet, nëse nuk ndalet ka shkruar “Sputnjik” , përcjellin “B92” dhe “Bota Sot”.

Veç se po spekulohet se BE nuk do të hap asnjë kapitull, ndonëse ajo shprehet se është e gatshme për 4.

Sipas burimeve mediale nga Brukseli, krahu më i fortë kundër zgjerimit padyshim është Franca që udhëheq edhe hezituesit tjerë dhe që nuk janë të gatshëm për konferencën ndërqeveritare.

Këto janë shenja se Paris formalisht ka nisur procesin e ndalimit të bashkëngjitjes së Ballkanit Perëndimor.

Të përkujtojmë se Franca, Holanda dhe Danimarka në tetor nuk kanë dhënë pëlqimin për hapje të procesit të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa mos hapja e kapitujve duket akt logjik i ngjarjeve.

Këtë politikë tash sa kohë e aplikon Brukseli si ndaj Serbisë, BiH dhe Maqedonisë, ndonëse në takimet me zyrtarët e Serbisë, Makron ka thënë BE nuk do merret aktualisht me zgjerimin shprehet për Sputnjik , Slobodan Jankoviç nga Instituti për raporte ndërkombëtare  politike e ekonomike.

"Bëhet fjalë për faktin se Franca me Makron në krye po distancohet nga politika e BE-së dhe po tentohet krijimi i bllokut të ri që do ishte i pavarur nga ShBA. Për këtë arsye nuk mund të merren me Ballkanin, ku ShBA kanë ndikim të madh", tha Jankoviç.

Hapja e kapitujve të rinj do mund të ndodhte me 9 edhe 10 dhjetor në konferencën ndërqeveritare, po asaj i paraprin takimi ndërministror për ardhmërinë e Evropës që organizohet në Paris dhe Berlin.

Parisi nuk do ndaloj procesin e bashkëngjitjes së Serbisë thotë Slobodan Zeçeviç nga Instituti i Studimeve Evropiane. "Ambasadori francez në Beograd ka thënë se Franca llogarit në anëtarësim të Serbusë në BE. Pritet harmonizim i qlndirmeve mes MAkron dhe Merkel rreth kësaj", foli Zeçeviç.

"Nëse hapet një kapitull, kjo do nënkuptonte se procesi nuk është ngrirë komplet. Nëse nuk hapet asnjë kjo nënkupton atë gjë", ka thënë ai për Sputnjik.

Perspektiva që për Serbinë dhe Malin e Zi të bëhen anëtare të BE-së deri në 2025 ka has në kritikë dhe pikërisht këtë ide në opinion  lëshoi Junker.

Prej atëherë për Serbinë gjërat u komplikuan, me mos zgjedhjen e çështjes së Kosovës dhe raportet e pavolitshme të KE-së dhe këtyre iu shtua edhe çështja që nuk varet nga Serbia që janë reformat thotë gazeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat