10 faktet që flasin për zgjedhje të reja

Lajme

10 faktet që flasin për zgjedhje të reja

Nga: N.Sh. Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 11:32
Foto Ilustrim

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami ka publikuar 10 fakte që sipas tij flasin për zgjedhje të reja.

Ai thotë se të gjitha partitë politike janë që të shkohët në zgjedhje përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në facebook, Islami thekson se, po taktizohet në këtë drejtim.

Postimi i plotë:

LDK dhe VV publikisht kanë deklarua se me 2 dhjetor do ta nenshkruajne marreveshjen per formimin e Qeverisë.

Negociatat vazhdojne, jane disa fakte qe tregojne se te gjitha partite jane te interesuara, perveç VV-fituese, te shkohet ne zgjedhje te reja.

Taktizojne, qe mos t’i mbetet faji, sepse, fajtori per deshtimin e konstituimit te Kuvendit dhe Qeverise, pas zgjedhjeve maratone, humbin besimin dhe nuk fitojne ne zgjedhjet e reja.

Faktet qe flasin per zgjedhjet e reja:

1.Pritja e qerifikimit te tezultateve te votimit.

2. Kushtezimi i marreveshjes me funksionin e presidentit, para kohe.

3. Rinumrimi i votave.

4. Mosdakordimi per ndarjen e pushtetit.

5. Mosndryshimi i takses.

6. Zhagitja e procedures nga Gjykata e Hages.

7. Funksionimi i zgjatur i Qeverise dhe ministrave e funksionareve tjere- ne detyre.

8. Shpenzimet enorme te buxhetit.

9. Humbja e kohes, para dhe pas zgjedhjeve - qe eshte pjese e ndishme e mandatit te Parlamentit e organeve tjera.

10. Shfrytezimi ose keqeinterpretimi i paqartesive te Kushtetutes, ose ligjeve tjera, qe te kamufllohet qellimi i pengimit te formimit te Kuvendit dhe Qeverise - qe te shkohet ne zgjedhje te reja - ndoshta te paknaqurit do fitojne me shume.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat