Vuçiq i tha Putinit në Soçi: Nuk jam optimist kur bëhet fjalë për arritjen e kompromisit për Kosovën

Lajme

Vuçiq i tha Putinit në Soçi: Nuk jam optimist kur bëhet fjalë për arritjen e kompromisit për Kosovën

Nga: F.B Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 13:21
Vuçiq dhe Putin

Partneriteti strategjik i Serbisë dhe Rusisë po zhvillohet nga dita në ditë dhe po forcohet ka thënë presidenti rus në fillim të takimit me presidentin serb Vuçiq, ai ka shtuar se përsëri pret që në majin që vjen të vizitojë Rusinë, shkruan “B92”, përcjell “Bota sot”.

"Faleminderit që keni pranuar ftesën, raportet tona po zhvillohen dhe partneriteti ynë strategjik po forcohet dita-ditës edhe në sferën politike edhe ekonomike edhe në atë të sigurisë", ka thënë Putin në takimin e hapur për opinion.

Putin ka thënë se vitin që shkoi shkëmbimi i jashtëm tregtar mes dy vendeve është rritur 2 për qind ndërsa në 9 muajt e sivjetshëm edhe 9 për qind.

Ai shtoi se në zhvillimin e raporteve mes dy vendeve po punojnë dy komisionet e përbashkëta dhe se do bisedohet për gjithçka edhe në këtë takim.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se “ nuk është optimist në arritjen e kompromisit për çështjen e Kosovës përkatësisht në gjetjen e zgjidhjes mes Beogradit dhe Prishtinës.

Vuçiq paralajmëroi se do bisedoj me presidentin rus edhe lidhur me rrjetin e gazit nëpër Serbi që është në përfundim dhe që është rast i mirë për zhvillimin e vendit dhe ardhmërinë e qytetarëve.

Ai konsideroj se është nder që takohet dhe bisedon me Putinin." Çdo takim me ju është i rëndësishëm për Serbinë ", ka thënë Vuçiq.

Ai ka falënderuar Rusinë për mbështetjen në ruajtjen e integritetit territorial dhe interesit nacional të Serbisë.

"Por , më duhet të ju them se nuk jam optimist për arritjen e zgjidhjes së kompromisit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, po për këtë do bisedojmë” tha Vuçiq.

Ai theksoi se bashkëpunimi ekonomik mes Serbisë dhe Rusisë është gjithnjë më e mirë dhe me tendencë rritje të vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat