68 vite bashkë, vdiqën paqësisht me një ditë diferencë

Lajme

68 vite bashkë, vdiqën paqësisht me një ditë diferencë

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 06:12
Korina dhe Roberti Xhonson

Një burrë dhe një grua në Sent Piter, një qytet i vogël në Mineapolis të Minesotës, kishin 68 vite të martuar dhe ai thoshte se nuk e përfytyronte dot jetën pa të. Dhe jeta bëri që të mos kishte nevojë për atë përfytyrim.

Korina Xhonson vdiq më 24 nëntor, në moshën 87 vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj vdiq vetëm një ditë më pas, më 25 nëntor, në moshën 85 vjeçare.

Djali i tyre, Brent Xhonson, tha se të dy prindërit iu afruan vdekjes në mënyrë të paqtë. “Gjatë gjithë jetës, ata kanë jetuar në një martesë të lumtur dhe gjithnjë pranë njëri-tjetrit”, tha ai për CNN. “Ndërsa gjithë pleqërinë e kaluan të dy bashkë, të pavarur nga fëmijët.”

Korina e njohu Robertin sepse ishte shoku i ngushtë i vëllait të saj, dhe u martuan në vitin 1951. Para se të shkonte në dasmë, Roberti punoi gjithë ditën në farmë për të korrur prodhimin në ara. Pastaj ndërroi rrobat dhe shkoi në kishë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat