Pamje të trishta pranë hotelit ku humbën jetën dy vëllezërit nga Kosova, burri ulet përtokë dhe vështron kokulur tokën

Lajme

Pamje të trishta pranë hotelit ku humbën jetën dy vëllezërit nga Kosova, burri ulet përtokë dhe vështron kokulur tokën

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 09:15
Pamje nga video

Lot e dhimbje pafund, zemra të thyera, ëndrra të mbetura peng, 51 viktima, qindra të plagosur, trishtim, frikë e panik, kaos, ndërtesa të shkatërruara e rrënuara terësisht…

Kjo është panorama e trishtë që la pas tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.4 që goditi vendin mëngjesin e së martës, një bilanc tragjik, që askush nuk e dëshironte, por natyra nuk kurseu as fëmijët, as adoleshentët, prindërit e gjyshërit nga kjo katastrofë.

Mes ndërtesave të rrënuara ishte edhe një hotel në Durrës, ku humbën jetën tragjikisht dy vëllezërit Abazi, që kishin ardhur nga Kosova për të punuar, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike me të cilën përballeshin familjet e tyre.

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, tregon një moment të trishtë, ku një person është ulur përtokë pranë vendit ku shemb hoteli dhe vështron kokëulur tokën.

Sipas qytetarit që e ka dërguar, video është filmuar pak ditë më parë, ndërkohë që nuk dihet se kush është personi në të.

Pamje vërtet të trishta, që na kanë shoqëruar përgjatë këtyre ditëve të vështira për popullin tonë.

Por kjo fatkeqësi e madhe për vendin tonë tregoi se jemi të gjithë një, këto ditë treguan se populli mund të jetë bashkë krah njëri-tjetrit, pa dallim bindjes politike, ideologjike, fetare apo ndarje të tjera, për t’i ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat