Blloku energjetik me Shqipërinë nuk ndyshon asgjë në terren, Prishtina ka plan të rrezikshëm, apo përgatitet sulm në Gazivode?

Lajme

Blloku energjetik me Shqipërinë nuk ndyshon asgjë në terren, Prishtina ka plan të rrezikshëm, apo përgatitet sulm në Gazivode?

Nga: F.B Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 12:54
Foto Ilustrim

Hyrja e Prishtinës në sistemin energjetik të Shqipërisë është pjesë e planit për rrëmbimin e pasurisë serbe, prapa qëllimit të saj është vendosja e plotë e kontrollit në veri të Kosovës. Serbët atje nuk përjashtojnë tentimet që fizikisht të marrin hidrocentralin "Gazivode" dhe trafo-stacionin "Vallaç", shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Këto janë qëllimet e fundit të Kosovës, operatorët e së cilës (KOSTT) të martën në Tiranë nënshkroi marrëveshje me sistemin transmetues të Shqipërisë (OST), është një tjetër shkelje e marrëveshjes së Brukselit nga Prishtina ka ndodhur me njohjen e rrjetit evropian të operatorëve transmetues të energjisë elektrike, shkruan gazeta.

Provokimi i fundit i Prishtinës në asnjë mënyrë nuk rrezikon furnizimin me energji elektrike të serbëve të veriut, gjë që u konfirmua për "Novosti" nga drejtori i ndërmarrjes publike "Ibar HE Gazivode" Srgjan Vuloviç.

“Sasinë më të madhe të rrymës e marrim nga Serbia qendrore përmes largpërçuesit Novi Pazar-  Me këtë hap “të pendlave” që duan të futen në sistemin energjetik të Shqipërisë në terren nuk ndryshon asgjë sepse "Gazivode" dhe "Vallaç" në duart tona, por nuk përjashtohet hapi tjetër që fizikisht të marrin në kontroll këto resurse” tha ai.

BE nuk reagoi në shkeljet me vite të Prishtinës të marrëveshjeve të Brukselit, në të vërtetë në marrëveshje  është përcaktuar se Kosova të bëhet zonë e veçantë energjetike por si parakusht duhet themelohet kompania serbe në veri gjë që po pamundësohet.

Hyrja në bllokun energjetik me Tiranën është një hap tjetër drejt realizimit të projektit “Shqipërisë së Madhe”, për çka nuk ka reagime nga BE. Prishtina dhe Tirana janë pajtuar edhe për vendosjen e kontrollit doganor në limanin e Durrësit dhe për misionet të përbashkëta diplomatike por edhe bashkëpunim ushtarak.

Është interesant se nëse Kosova zyrtarisht hyn në bllokun energjetik me Shqipërinë, në të njëjtin moment përfundon përgjegjësia e Serbisë për humbjet që krijohen dhe ato kalojnë tek Shqipëria.

Ekspertë të energjisë kanë thënë për “Novosti" se deri tash Serbia kishte obligim mbulimin e humbjeve të krijuara nga Prishtina dhe ato kurrë nuk janë kthyer.

“Me vite nuk llogarisim në energji nga Kosova, ata edhe ashtu nuk janë prodhues të mëdhenj. Termocentralet e tyre janë të vjetra, nuk dihet as gjendja e tyre, është mirë që kanë potencial në qymyr, por Serbia ia del edhe pa energjinë nga Kosova” thotë bashkëbiseduesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat