Vuçiq: Edhe unë përsëris se “Reçaku” ishte i fabrikuar, a do të na dënojnë të gjithëve?

Lajme

Vuçiq: Edhe unë përsëris se “Reçaku” ishte i fabrikuar, a do të na dënojnë të gjithëve?

Nga: F. B. Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:11
Pamje nga Reçaku

Aleksandar Vuçiq e ka quajtur frikësuese atë që Ivan Todosijeviç është dënuar me dy vite burg për shkak se për krimin në Reçak ka thënë se është i shpikur, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Presidenti i Serbisë me këtë rast porositi se edhe ai e thotë që ajo është krim i fabrikuar dhe ka pyetur a do të na dënojnë të gjithëve për këtë. "Kjo është frikësuese”, tha Vuçiq në Shabac duke shtuar:

"Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do përsërisin këtë, edhe unë tash – se është fabrikim rasti i Reçalkut, gjë që është bërë nga mashtruesi dhe hajn Voker”, ka thënë Vuçiq.

Ai tha s këtë do ta përsëris çdo ditë, për të parë nëse do të na dënojnë të gjithëve dhe të tentojnë të ndërrojnë historinë, vetëm se atyre (Prishtinës), duke shtuar s ky është lajmi i tyre kryesor.

Vuçiq ka thënë po ashtu se mediat në Prishtinë e kanë shpall të vdekur Silvana Arsiç, ish-bashkëpunëtoren e Oliver Ivanoviçit të vrarë, ndaj të cilës është shpall akuza për implikim në rastin e vrasjes, e cila për shkak problemeve shëndetësore ndodhet në spital në Mitrovicë.

"Kush mund të dijë çfarë janë spekulimet dhe përpjekjet dhe çka kanë dashur me vrasjen e Ivanoviçit...e kanë shpall të vdekur bile kanë thanë mjekët tanë e kanë vra, këto janë gjëra tmerruese", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat