Bekim Jashari tregon çka gjetën në “Viva Fresh Store” dhe çfarë ndërmori më pas

Lajme

Bekim Jashari tregon çka gjetën në “Viva Fresh Store” dhe çfarë ndërmori më pas

Nga: N.Sh Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 16:34
Bekim Jashari

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka treguar se kanë gjetur mish jo të sigurt dhe të prishur në “Viva Fresh Store”.

Jashari përmes një postimi në facebook thotë se, Drejtoria e Inspekroriatit gjatë kontrollave kanë hasur në këtë mish dhe pastaj kanë bërë konfiskimin e mallit dhe e kanë asgjësuar.

Pas kësaj, Jashari thekson se është shqiptuar gjobë për pronarin e “Viva Fresh Store”.

Postimi i plotë:

Nuk do të lejojmë që qytetarëve t’iu shiten produkte, jo të sigurta për konsum!

Drejtoria e inspektoriatit gjatë kontrollave që ka bërë nëpër markete të ndryshme në qytet, ka hasur në produkte të mishit pa deklaracion (jo të sigurta për konsumatorin) në njërin prej marketeve në Skenderaj, përkatësisht në “Viva Fresh Store”. Ku pastaj e kanë bërë konfiskimin e mallit, dhe e kanë asgjësuar atë. Gjithashtu, ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore.

Angazhimi ynë në mbrojtje të konsumatorit nuk do të ndalet asnjëherë!

Nga qytetarët kërkojmë bashkëpunim që të raportojnë, nëse hasin në raste të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat