Çfarë nacionaliteti ishte foshnja që gjinekologu nga Prishtina ofroi për shitje – foshnja u ndërrua, operacioni shkoi përmes Beogradit

Lajme

Çfarë nacionaliteti ishte foshnja që gjinekologu nga Prishtina ofroi për shitje – foshnja u ndërrua, operacioni shkoi përmes Beogradit

Nga: F. B. Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 17:05
Ilustrim

Organet sllovene janë duke hulumtuar rastin e “blerjes” së një vajze në Prishtinë në vitin 1986, shkruan “Novosti”, në një tekst por nuk përmend nacionalitetin e kësaj foshnje, përcjell “Bota Sot”.

Shoqata e foshnjave të zhdukura në Beograd ka ngritur dy padi në prokurori për krim të organizuar kundër grupit të organizuar kriminal të përbërë nga doktorë dhe zyrtarë shtetëror në krye të cilëve është një gjinekolog për tregti me njerëz.

Në interes të hetimeve nuk mund të them në cilin qytet të Serbisë është bërë kjo, as emrat e të akuzuarve por ka fakte të mjaftueshme se vjedhje të foshnjave ekziston edhe sot, ka thënë Milena Jankoviç, kryetarja e shoqatës.

Sipas "Novosti" pas konferencës me gazetarë të organizuar pas propozimit të Ligjit për foshnjat e zhdukura, para dy jave në shoqatë është paraqitur një i ri.

“Ai ishte në shoqëri me rreth 20 njerëz kur një nga të tubuarit kishte treguar se si me mjekun krye-shef të dikurshëm të Gjinekologjisë në atë vend, që tahs ka ordinancë private është marrë vesh për blerjen e një foshnje të sapo lindur. Njeriu jeton jashtë vendit, asokohe mjeku i kishte ofruar sigurimin e foshnjës dhe dokumentet ashtu që “prindërit e rinj” të mund ta nxjerrin legalisht jashtë vendit. Në pyetjen sa kushton, gjinekologu i ka thënë: "Klienti i mëparshëm më ka blerë një auto." Para ordinancës ka qëndruar automobili në vlerën rreth 50 mijë euro”, ka treguar Jankoviç.

Prokuroria për krim të organizuar kanë shpall padi penale dhe deklaratën për kundërvajtje këtij personi, që është i gatshëm të dëshmoj.

Sipas Jankoviç, shoqata e saj ka parashtruar dhjetëra padi prokurorisë së lartë kundër familjeve konkrete, për të cilat si thotë ka fakte se kanë blerë fëmijë.

“Kemi parashtruar padi në prokurorinë sllovene, pas kësaj policia e Lubljanës ka kryer hetime kundër një çifti slloven, ndërsa në hetim janë kyç edhe organet serbe të ndjekjes. Bëhet fjalë për çiftin slloven që në vitin 1986 pas rënies në kontakt përmes Qendrës për Punës Sociale në Beograd me Qendrën e ngjashme në Prishtinë në lidhje me blerjen e foshnjës. Ata janë kanë udhëtuar në Kosovë dhe në Gjinekologjinë e Prishtinës kanë siguruar një vajzë, për të cilën është thënë se është e një nëne studente”, tregon Jankoviç.

Mësohet se asokohe kanë qëndruar dy tri ditë në një nga hotelet, ku ishin vendosur përderisa të blejnë “pasardhësin” dhe të rregullohen dokumentet. Vajza me dokumente të falsifikuara se është e lindur në Slloveni dhe se ata janë prindër biologjik u dërgua në Lubljanë. Prindërit slloven thuhet se para organeve përgjegjëse kanë pranuar gjithçka.

Katër shoqatat prindërore kanë organizuar tubimin në të cilin kanë njoftuar opinionin për propozim të Ligjit për vërtetimin e fakteve për statusin e foshnjave të sapolindura për të cilat dyshohet se janë zhdukur nga spitalet e lindjes në Serbi.

Shoqata e prindërve të foshnjave të zhdukura të Vojvodinës, Serbisë, “Grupit të Beogradit” dhe Shoqata e prindërve të foshnjave të zhdukura të Beogradit kanë kërkuar që ky ligj të tërhiqet nga procedurat kuvendare dhe të formohet grupi i ri punues që do punoj propozimin e ri të ligjit prindërit e të cilëve do të jenë të kënaqur.

Nëse në Ligjin për foshnja të zhdukura nuk tërhiqet nga procedurat kuvendare, prindërit si thonë me bllokadë ndaj Kuvendit do të parandalojnë votimin. Vërejtja më e madhe ndaj këtij propozimi është ajo se ligji ofron kompensim prej 10 mijë euro për prindërit që iu kanë zhdukur foshnjat, por jo edhe të vërtetën e fëmijëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat