Ankohet shqiptarja e kthyer nga Siria: Kosova na ka kthyer shpinën, s’po i mbanë premtimet për të na ndihmuar

Lajme

Ankohet shqiptarja e kthyer nga Siria: Kosova na ka kthyer shpinën, s’po i mbanë premtimet për të na ndihmuar

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 09:21
Ilustrim

Një fëmijë trembëdhjetë vjeç ende është në një kamp në Siri. Për këtë rast ka treguar F.Z, një grua nga Kosova e cila kishte qenë në një kamp në Siri dhe e cila është kthyer më herët në Kosovë. Sipas saj atje ka edhe fëmijë të tjerë.

Ajo ka treguar se djali trembëdhjetë vjeç nga Kosova është edhe i plagosur.

“Fëmijë kanë mbetur. Është një djalë 13 vjeç nga Kosova që ka mbetur atje”, ka thënë ajo.

F.Z. ka thënë se gratë kosovare nuk kanë marrë pjesë në luftë.

“Gratë kosovare asnjë nga to nuk kanë marrë pjesë në luftë, me sa i njoh unë dhe me sa e di unë”, është shprehur ajo.

Ajo ka folur për rrëzikun e të jetuarit në kamp.

“Kohët e fundit, pat mbetur një vend shumë i ngushtë, ka pasur bombardime të tmerrshme, si prej tokës dhe prej qiellit, ku kanë vrarë edhe gra e fëmijë”, ka thënë ajo.

F.Z. ka thënë se shteti i Kosovës nuk po i mbanë premtimet në raport me të kthyerit nga Siria, sidomos për punësim.

“Edhe pse shteti na pati thënë se do të na ndihmojë, deri më tash nuk ka pasur ndonjë ndihmë në këtë drejtim. Ka shtatë muaj që jemi ktheyer kurse ndihma sociale vetëm këtë muaj kemi marrë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat