I dënuari për vrasje, nga burgu ri-poston fotografinë me Daut Haradinaj

Lajme

I dënuari për vrasje, nga burgu ri-poston fotografinë me Daut Haradinaj

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:08
Liridon Uruqi dhe Daut Haradinaj

Liridon Uruqi është 26 vjeçari nga fshati Bresalc i Gjilanit, që vrau shokun e tij Fatlind Arifin. Ngjarje kjo që tronditi jo vetëm Anamoravën por edhe gjithë Kosovën. Fatlindi ishte vetëm 22 vjeç dhe djali i vetëm i familjes Arifi, e që janë bashëvendas të Liridon Uruqit.

Ky i fundit ishte dënuar me 25 vjet burgim, por pas rigjykimit e rikualifikimit të lëndës, tashmë është marrë verdikti.

Liridon Uruçi do të qëndrojë në burg për 18 vjet e 6 muaj.

Ai është dënuar për vrasje, por   mund të përdor edhe Facebook në burg ani pse telefonët nuk lejohen për të burgosurit.

Ishte raportuar për fotografi që Liridon Uruqi i kishte bërë me politikan të ndryshëm të Kosovës.

E ai edhe sot në profil të tij ka ri-postuar fotografinë me Daut Haradinaj, deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Foto e njëjtë që ishte postuar nga Liridon Uruqi.

Veç kësaj, ai ka shpërndarë bërë dhe një storie në facebook nga një ndejë me dy reperë të njohur për publikun.

Po ashtu në historikun e ‘facebook’-it të Liridon Uruqit, shihen edhe shumë fotografi tjera që ka bërë ai me fytyra publike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat