Franca dëshiron rol udhëheqës në dialogun për Kosovën - Gjermania kundër ndarjes së Kosovës

Lajme

Franca dëshiron rol udhëheqës në dialogun për Kosovën - Gjermania kundër ndarjes së Kosovës

Nga: F. B. Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:49
Harta e Kosovës

Gjetja e zgjidhjes për Kosovën është komplikuar shtesë pas fitores së Vetëvendosjes që refuzon kthimin në tavolinën e bisedimeve nëse kjo nënkupton edhe ndonjë lëshim pe nga ana e Prishtinës, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

Vetëvendosja është e fokusuar në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por dëshiron që këtë ta bëjë ngadalë dhe me kujdes sepse për Albin Kurtin kryeministrin e ardhshëm të Kosovës nuk është në interes që të bashkohet me shtetin që ka shumë problem të brendshme, përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar, kanë thënë për “Danas” diplomatët perëndimor duke komentuar pasigurinë aktuale në lidhje me vazhdimin e dialogut.

Sipas konstatimit të burimeve të gazetës, vetëvendosja e cila nuk është e kënaqur me gjendjen në Shqipëri, po përpiqet që në të ardhmen e afërme “përmes degës së saj në Tiranë, të nxis Shqipërinë që të niset në drejtimin pozitiv dhe pastaj të shqyrtohet mundësia e bashkimit“.

"Në ndërkohë akterët ndërkombëtar vazhdojnë të fokusohen në problemin e Kosovës, duke punuara prapa kuintave. ShBA edhe më tutje përpiqet që të neutralizoj ndikimin e Rusisë në Serbi , ashtu që do të gjendet zgjidhje për Kosovën. Por qasja amerikane është gjithnjë më kaotike, duke pasur parasysh kundërshtimet e interesave Brenda ShBA-ve dhe shikimin e ndryshëm të problemit nga BE. Franca dëshiron që të marrë rol udhëheqës në zgjidhjen e problemit të Kosovës, për të dëshmuar fuqinë e saj, ndërkohë që edhe përbërja e re e Komisionit Evropian po ashtu synon primatin në këtë proces për të dëshmuar kredbilitet në politikën e jashtme ndërkombëtare, ndërsa Gjermania tenton të bind Unionin  që tërësisht të përjashtojë mundësinë e ndarjes së Kosovës, nga frika se destabilizohen edhe BiH edhe Maqedonia” kanë precizuat biseduesit e “Danas”.

Diplomatë nga vendet t caktuara të BE-së theksojnë se përpjekjet e perëndimit që “nyja e Kosovës” të zgjidhet “po nervozon shume Rusinë, që frikësohet se do i lëkundet pozita në Ballkan, për çka Kremlini po merr gjithnjë e rol më aktiv në Serbi “.

Në Berlin u mbajt tubimi me titull ”Dialogut ballkanik“, ku një nga temat kryesore që janë mbajtur prapa dyerve të mbyllura ishte mundësia e “ arritjes së lëvizjeve pozitive” në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit. Ku ndër pjesëmarrësit ishin shumë politikanë nga regjioni dhe diplomat amerikane, gjerman dhe BE.

Organizator ishte Instituti Lindje-Perëndim nga Nju Jorku anëtar i së cilit është ish-ambasadori amerikan  në Serbi Kameron Manter, Fondi për Politikë nga Beogradi dhe Konferenca e Sigurisë në Mynhen. Vuçiq ndonëse kishte ftesë, Serbinë atje e prezantoi Marko Gjuriq.

Aty është parashikuar edhe diskutimi dhe adresimi nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat