Liburn Aliu zbulon detaje se si kalonte kohën Albin Kurti në burgun e Nishit

Lajme

Liburn Aliu zbulon detaje se si kalonte kohën Albin Kurti në burgun e Nishit

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 19:55
Albin Kurti

Tetëmbëdhjetë vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit, flet Liburn Aliu me të cilin Kurti ndau qelinë.

Këtë të shtunë janë bërë tetëmbëdhjetë vite prej kur Albin Kurti u lirua nga burgu i Nishit.

Për rreth dy vite ai qëndroi në qeli për shkak të bindjeve, qëndrimeve dhe aktivitetit politik qëkishte në kohën e regjimit serb.

Me 7 dhjetor të vitit 2001 erdhi lajmi përlirimin e tij pas presionit të ndërkombëtarëve për të liruar të burgosurit politik të regjimit serb.

Por këtë moment lirimi nuk e gëzoi Albin Kurtin.

E përvojën që kishte kaluar brenda mureve të burgjeve në Prishtinë, Lipjan, Pozharevc e Nish nuk pushoi së rrëfyeri.

Madje së fundi, ish deputeti i VV-së, u rrëfye edhe në Kuvendin e Kosovës për torturat që kishte përjetuar.

E në atë kur, Kurti nuk ishte në liri një qeli burgu ndante me LiburnAliun, që tash atë e ka edhe në parti.

Aliu, tregon për T7 se si Kurti e kalonte ditën në burg.

Sipas tij, Prezenca e Kurtit ia ka bërë më të lehtë të burgosurve qëndrimin aty.

Ai thotë se e vetmja mënyrë që dallohej Kurti nga të tjerët, ishte diskutimi, retorika, njohuritë e informacioni që kishte.

Aliu thekson se Kurti  nuk e kishte menduar veten në rolin e një kreu shteti.

I vetmi synim i tij ka qenë të jetë aktiv në një lëvizje qytetare për të shtyrë vendin drejt pavarësisë.

Kurti aktualisht është njeriu më i votuar në Kosovë me 185 mijë vota nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

E kjo i ka hapë rrugë partisë së tij për të udhëhequr me vendin nëse e siguron shumicën për të formuar qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat