Vulin “këshillon” BE-në që të përmbahet nga deklarata të përshpejtuara nxitëse

Lajme

Vulin “këshillon” BE-në që të përmbahet nga deklarata të përshpejtuara nxitëse

Nga: F.B Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 21:58
Vulin

Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin ka vazhduar me shpërndarje të “dijës edhe këshillave”, kësaj radhe i drejtohet bashkësisë ndërkombëtare përkatësisht BE-së, ku i kërkon të përmbahet nga deklaratat e përshpejtuara edhe nxitëse.

Vulin ftoi Bashkimin Evropian që të përmbahet nga deklaratat “e përshpejtuara nxitëse” në lidhje me rastin e Reçakut, transmeton “Tanjug” dhe “Politika” përcjell “Bota Sot”.

„Si organizatë që nuk është kompetente për sjelljen e vlerësimeve të drejta dhe përfundimeve historike, BE do të ndihmonte shumë në pajtimin dhe paqen në regjion nëse organet e saj dhe funksionarët përmbahen nga shprehja qëndrimeve për opinionin që mund të jenë nxitëse” ka deklaruar Vulin me rastin e kumtesës së publikuar nga zyra e BE-së në Prishtinë.

„Pushteti në BE duhet të punoj në atë që e kaluara të vlerësohet në mënyrë të ndershme dhe ashtu si është me respektimin e viktimave” ka thënë ministri Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat