Vdes luftëtari i Zonës Operative të Shalës, Haradinaj i pikëlluar

Lajme

Vdes luftëtari i Zonës Operative të Shalës, Haradinaj i pikëlluar

Nga: N.Sh. Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 08:55
Rexhep Ahmeti

Luftëtari i UÇK-së, Rexhep Ahmeti ka ndërruar jetë.

Ahmeti i cili ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Zona Operative e Shalës, vazhdoi kontributin dhe angazhimin e tij edhe në liri.

Kështu e vlerëson kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj veprën e ushtarit Ahmeti.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Rexhep Ahmeti.

Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës, që vazhdoi kontributin dhe angazhimin e tij edhe në liri, duke edukuar brezat të tërë.

Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe miqtë e tij, të cilët duhet të jenë të fortë dhe krenarë që jetuan me të.

Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve!”, shkruan Haradinaj.

Profesor Ahmeti ka qenë ushtar i UÇK-së, drejtor shkolle, profesor në shkollë të mesme e poashtu ka qenë edhe i angazhuar si profesor për një kohë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me kohën e ikindisë në varrezat e dëshmorëve të lirisë në Shipol të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat