Vuçiq sulmon opozitën – diploma ime zhvillimi i Serbisë, ndërsa e Jeremiçit dhe ‘atyre’ pavarësia e Kosovës dhe Malit të Zi

Lajme

Vuçiq sulmon opozitën – diploma ime zhvillimi i Serbisë, ndërsa e Jeremiçit dhe ‘atyre’ pavarësia e Kosovës dhe Malit të Zi

Nga: F.B Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 10:43
Aleksandar Vuçiq

Gjatë qëndrimit në Greqi, presidenti Serbi ka komentuar raportet mes dy vendeve, mbështetjen greke në lidhje me çështjen e Kosovës dhe ka komentuar çmimin Nobël, deklaratat dhe qëndrimet e opozitës, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Raportet ndërmjet të dy vendeve janë shumë të mira dhe shumë të rëndësishme ka thënë Vuçiq.

“Me rëndësi është të kemi miq dhe partner si Greqia që mbështesin rrugën tonë evropiane dhe na mbështesin në lidhje me Kosovën, jemi të kënaqur me pozitën greke dhe besojmë në fuqizimin e raporteve edhe me tregimin për hekurudhën Beograd-Solun-Pirej” – ka thënë Vuçiq për Pink.

Lidhur me zërat rreth çmimit Nobël për Handke dhe bojkotimin nga disa vende, ai u shpreh se i gjithë perëndimi po hesht në deklaratat e krijimit të Shqipërisë së Madhe, pa marr parasysh kush e përmend Thaçi, Haradinaj, Rama apo Voker që konsideron se kjo do të ishte fitore e parimeve dhe angazhimit të tij për shqiptarët.

“Kur ne themi diçka që nuk është fyerje për viktimat, kur themi se duhet gjykuar personin për delikt verbal, askush nuk thotë se kam të drejtë, bile as individët nga vendi ynë dhe rivalët politik, që mendojnë të shkojnë më shpesh në ambasadat perëndimore, sepse mendojnë se nëse shkojnë më shpesh më përpara vijnë në pushtet, nuk e kuptojnë se populli zgjedh pushtetin” tha Vuçiq.

Lidhur me faktin se Vuk Jeremiç ka lavdëruar Albin Kurtin, Vuçiq ka thënë se ai është njeriu që ka thënë për Oliver Ivanoviçin se është kriminel lufte dhe pikërisht Jeremiç u angazhua që të gjendet vrasësi i tij.

Vuçiq u shpreh se nënçmimi i vendit të vetë dhe kuptimi i gjithë kësaj është se “Serbia do kishte gjasa nëse ai (Jeremiç) ulet përball Kurtit".

“Pikërisht në kohën e Jeremiçit, Kosova e ka shpall pavarësinë dhe ka vendosur kufijtë..”- përkujtoi ai duke shtuar se “diploma e tij është rritja dhe zhvillimi i Serbisë, fabrikat, rrugët, pagat e pensionet, ndërkohë që “diploma e tyre” pavarësia e Kosovës dhe Malit të Zi, inflacioni, varfëria dhe kursi jo stabil.

“Rezultatet nuk do jenë katastrofike si në kohën e tyre kur ishin në udhëheqje të vendit, mos të shqetësohen koalicioni i gjenialëve dhe njerëzve të mençur” tha Vuçiq.

Ai u shpreh se duhet të jemi të kënaqur me rezultate, përparimin e Serbisë dhe se në periudhën e ardhshme do ketë akoma më shumë lajme të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat