Admirali Fogo:Do të ishte shkëlqyeshëm nëse Serbia do dëshironte të bëhej anëtar i NATO-së

Lajme

Admirali Fogo:Do të ishte shkëlqyeshëm nëse Serbia do dëshironte të bëhej anëtar i NATO-së

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Komandanti i Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-së në Napoli, admirali Xhems Fogo konsideron se bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe NATO-së do të përparoj, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Megjithatë, ai ka shtuar se kjo varet nga vetë Serbia sa do të zhvillojë bashkëpunimin dhe ta thelloj atë.

"Do të ishte shkëlqyeshëm kur Serbia do dëshironte të bëhej anëtare e NATO-së. Aktualisht ju si vend jeni vetëm partner dhe vendi juaj është e kënaqur me këtë , gjë që edhe ne na përshtatet” ka thënë Fogo për gazetën “Blic”.

Sipas admiralit amerikan mbetet në vetë Serbinë se si dhe sa dëshiron të zhvilloj dhe thelloj bashkëpunimin me aleancën e NATO-së.

Ai ka potencuar bashkëpunimin e mirë të deritashëm në fushën e Partneritetit për Paqe sikurse edhe atë në pjesëmarrjen e këtij vendi në shumë stërvitje të përbashkëta që janë zhvilluar brenda e jashtë Serbisë.

Por edhe në fund të prononcimit për këtë gazetë ka përsëritur se “ më e mira do të ishte që Serbia të bëhej pjesë e NATO-së dhe të avancoj pozitën e saj nga partner që është aktualisht partner ka thënë ai për "Blic".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat