Spartak Ngjela: Ky është fajtori i viktimave të tërmetit në Durrës e Thumanë

Lajme

Spartak Ngjela: Ky është fajtori i viktimave të tërmetit në Durrës e Thumanë

Nga: N.Sh Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 15:37
Spartak Ngjela

Avokati nga Shqipëria, Spartak Ngjela, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për viktimat e tërmetit shkatërrues në Durrës e Thumanë.

Ngjela, përmes një postimi në Facebook, thotë se të vrarët nga tërmeti janë viktima të mungesës së shtetit.

Ai shton se neglizhenca kriminale e shteti i vrau ata në Durrës e Thumanë.

Avokati ka akuzuar direkt kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

Ja postimi i plotë:

Të gjithë të vrarët nga tërmeti janë viktima të mungesës së shtetit. Neglizhenca kriminale e shtetit i vrau, në Durrës dhe në Thumanë...

Kurse kryeministri shkon si i mallëngjyer për të shpëtuar shtetin, domethënë qeveritë e Tiranës nga përgjegjësia penale.

Nuk e arrin dot!

Thumana është vepra e tij direkte, se i la njerëzit nëpër gatirrënoja të pabanueshme, nga 21 shtatori e deri në 26 nëntor.

Po të ketë drejtësi, ky duhet të procedohet penalisht.

Po prokuroria?

Të shohim...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat