Rregullat e reja sipas masës së Berlinit? Ndërmjet anëtarëve të BE-së thyhen shigjetat rreth reformave për bashkëngjitje

Lajme

Rregullat e reja sipas masës së Berlinit? Ndërmjet anëtarëve të BE-së thyhen shigjetat rreth reformave për bashkëngjitje

Nga: F. B. Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 17:55
BE

Pas Francës është paraqitur edhe një propozim për reforma të procesit të zgjerimit, që është nënshkruar nga 9 vende anëtare, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Rreth rregullave të reja të lojës së zgjerimit të BE-së në javën e shkuar “po thyhen shtizat” ndërmjet anëtarëve të BE-së dhe si qëndrojnë tash gjërat, fjalën e fundit si do duket rruga e anëtarësimit të kandidatëve nga Ballkani sipas të gjitha gjasave do ta jap Berlini.

Në të vërtetë pas propozimit francez ka ardhur propozimi i ri që është nënshkruar nga 9 vende anëtare - Austria, Çekia, Estonia, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia dhe Sllovenia.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, pritet që deri në fund të janarit Komisioni Evropian të prezantoj metodologjinë e re të zgjerimit , kur pritet edhe qëndrimi gjerman që deri tash nuk është deklaruar ende zyrtarisht rreth propozimit.

Me emërtimin “Dyert tona mbeten të hapura” në dokumentin e prezantuar nga 9 shtete kërkohet nga KE që në metodologjinë e re të bisedimeve kapitujt të grumbullohen sipas fushave kryesore dhe të hapen paralelisht e jo një pas një. Po ashtu theksohet se anëtarësimi i plotë në BE duhet të jetë qëllimi final dhe kandidatët të përparojnë në bazë të meritave që do kushtëzohen dhe respektohen me rigorozitet dhe që do nxisin bashkëpunimin në harmoni më kuadrin e tashëm të bisedimeve.

Shtetet nënshkruese të këtij dokumenti propozojnë takime vjetore mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit dhe pjesëmarrje më të gjerë në takimet  jo formale të liderëve të këtyre vendeve, ata po ashtu propozojnë edhe “nxitje dhe mbështetje efikase edhe qëllimore financiare” që “shpërblen edhe lehtëson përparimin".

Komesari Evropian për zgjerim Oliver Varhelji porositi se metodologjia e re e zgjerimit mund të vlejë për vendet në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat