Jevtiç bisedoi me ambasadorin italian për situatën formimin e Qeverisë në Kosovë

Lajme

Jevtiç bisedoi me ambasadorin italian për situatën formimin e Qeverisë në Kosovë

Nga: F. B. Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 18:06
Jevetiç dhe Sardi

Dalibor Jevtiç, nënkryetari i qeverisës së Kosovës dhe ministri për Kthim në dorëheqje ka takuar dhe biseduar me ambasadorin italian në Kosovë Pjer Kristofor Sardi, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Ministri për kthim dhe komunitete Jevtiç dhe ambasadori Sardi kanë biseduar rreth situatës aktuale politike në vend , në prag të përfundimit të mandatit të tij si ambasador në Kosovë.

Sipas kumtesës për media nga kabineti i Jevtiç takimi është mbajtur në Prishtinë dhe është biseduar rreth situatës aktuale, qëndrimit të Listës Serbe për formimin e qeverisë dhe pritjet e tyre nga e ardhmja.

“Lista Serbe nuk do të jetë pengesë e formimit të qeverisë së re të Kosovës, por minimumi që pret dhe kërkon do të jetë ndalimi i diskriminimit të popullit serb dhe përfaqësuesve të tij politik, përkatësisht respektimi i interesave dhe pozitës së popullit serb” thuhet në kumtesën e lëshuar për media.

Në takim është theksuar se Kosovën e presin shume sfida dhe obligime në të ardhmen dhe të gjithë duhet të angazhohen në zgjidhjen pozitive të problemit në interesin e të gjithë qytetarëve.

Me këtë rast Jevtiç ambasadorit italian në largim Sardi i ka dëshiruar shëndet edhe vazhdim të suksesshëm të karrierës diplomatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat