Si po tenton Shpend Ahmeti që nga ky muaj të rilindë politikisht përmes rolit aktiv në Prishtinë

Lajme

Si po tenton Shpend Ahmeti që nga ky muaj të rilindë politikisht përmes rolit aktiv në Prishtinë

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 19:30
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës dhe i Partisë Social Demokrate, ka gjetur muajin dhjetor, muajin e Krishtlindjes dhe ndërrimit të moteve, që të provojë të rilind si politikan. Dhe ndoshta me këtë ta shpëtojë edhe partinë e tij nga shuarja graduale.

Kur e kishte nisur mandatin si kryetar të Prishtinës, sa ishte në Vetëvendosje, rregullimin e qytetit për festat e fundvitit e kishte banalizuar se ‘po shpenzohen shumë para’.

Këtë herë, kur Shpend Ahmeti është jashtë VV-së dhe partia që ai udhëheq, Partia Socialdemokrate e Kosovës jashtë Kuvendit, Prishtina po përjeton një nga pamjet më të mira për fundvit. Plot drita, muzikë e zhurmë.

Por, ai po përpiqet në të gjitha dimensionet të sjellë ndryshime, në këtë gati më pak se 2 vjet mandate që i ka mbetur.

Kishte kohë që në Prishtinë nuk vëreheshin asfaltime të rrugëve, në veçanti në zonën e qytetit. Ato ishin dëmtuar tej mase. Tash plot lagje vlojnë nga makineria që shtron asfalt.
Si duket e ka kuptuar se Prishtina nuk ka asnjë ndryshim rrënjësor nga koha e tij, përveç kungjave dhe kifleve.

Në profilin e tij sheh po ashtu se si kanë filluar të ndërtohen çerdhe dhe shkolla. Madje ka premtuar se së shpejti nisë së ndërtuari edhe Parikingu nëntokësor e plot projekte të tij të mëdha.

Duke goxha dëshpëruese ky ndryshim në qeverisje, por do të mbetet të shihet nëse kjo ‘ndezje e motorave’ nga ana e tij është thjeshtë një moment i shkurtë apo kapërcim serioz nga ajo se si ka qeverisur deri sot.

Prishtina dhe Kamenica janë aktualisht armët më të forta të Partisë Socialdemokrate për të rifituar terren politik. Ata nuk kanë asnjë deputet, nga 12 sa kishin në mandatin që shkoi.
Ndarja nga Vetëvendosje e këtyre deputetëve dhe plot zyrtarëve të tjerë si duket ka lënë shije të hidhur të njerëzit, e veçanërisht votuesit e tyre. Ky grup që ndau rrugët me tani kryeministrin e ardhshëm, Albin Kurtin ishin motori i VV-së në organizim dhe ballafaqim politik.

Në vitin 2013, Shpend Ahmeti e fitoi në mënyrë spektuakulare Prishtinën, për tu bërë kryetar i saj dhe kështu e shndërroi vetën ne një figurë potenciale për kryeministër. Sot ai nuk duket i denjë politikisht as për kryetar komune, të paktën sipas ish votuesve të tij. Bashkë me AAK-në në koalicion, PSD e udhëhequr nga Ahmeti kanë marrë në Prishtinë vetëm 7 mijë vota.

Ishte nëntori i vonë i vitit 2013 kur Shpend Ahmeti fitoi bindshëm në Prishtinë. Gati në të njëjtën periudhë ai pësoi debaklin e madh, pas 6 vjetësh dhe njëkohësisht po provon të rilindë. Nga do t’ia mbajë Shpendi?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat