Mediat serbe i reagojnë Klarkut që i sugjeron Serbisë të integrohet në NATO dhe perëndim

Lajme

Mediat serbe i reagojnë Klarkut që i sugjeron Serbisë të integrohet në NATO dhe perëndim

Nga: F.B Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 09:14
Ilustrim

Pasi e ka materializuar mirë “statusin e çlirimtarit” në Kosovë, dhe luajtjes së rolir kyç në bombardimin e Serbisë, më pas u paraqit si bisnismen, gjenerali amerikan Vesli Klark për herë të tretë po qëndron në Kosovë dhe ka këshilluar Serbinë që të integrohet në perëndim, shkruan “NovostI” përcjell “Bota Sot”.

Në të vërtetë në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ish-komandanti i forcave të NATO-së për Evropë dhe operativi i parë i bombardimit të SRJ ka kritikuar angazhimin e BE-së në Ballkan dhe akuzoi Rusinë se po “blenë” politikanët lokal ndërkohë që i rekomandoi Serbisë integrimin në strukturat euro-atlantike.

Klark ka theksuar se vakuumi politik dhe ekonomik që është pasojë e luftërave në Ballkan dhe pranisë së dobët të BE-së po shfrytëzohet nga Rusia:

“Natyrisht Rusia dëshiron të ruajë bastionin e saj në Republika Srpska dhe të ndikojë në te gjë që po e bënë. S ai përket Evropës, përparimi ekonomik është me rëndësi jetike dhe Rusia këtë nuk mundet ta ofroj. Gjithsesi mund të shfrytëzojë paratë e saj si mito për politikanët lokal por zhvillimi afarist, ndërmarrës dhe teknologjia moderne vjen nga perëndimi” ka thënë ai, duke shtuar se NATO kontribuon në stabilitetin në Ballkan.

Klark tha se “ E kuptoj se Serbia vështirë mund të tejkalojë pasojat e luftës, por sipas mendimit tim, interesi i saj shtrihet në perëndim”.

Ai nuk ka fol për interesin afarist të tij, që sipas të gjitha gjasave shtrihet në Kosovë. Pas pensionimit gjenrali Klark paralel po ndërton karrierë politike në kuadër të strukturave të Partisë Demokratike në ShBA, krahas materializimit të rolit të “çlirimtarit”, që ka arritur tek shqiptarët në Kosovë.

Analisti politik Dragomir Angjelkoviç thotë se fakti se dikush nga Serbia kërkon që të hiqet dorë nga Rusia, do të thotë heqje dorë nga interesat e saj: “Interesi ynë është ruajtja e Kosovës dhe Srpskës dhe këtë mundemi vetëm nëse ruajmë lidhjet me Moskën. Fakt tjetër shtesë është se fjalët vijnë nga Klark që mbahet mend si roli kyç i bombardimit krahas asaj se ka interes afarist në Kosovë”.

Klark, ndër tjera udhëheq kompaninë kanadeze energjetike "Eviditi". Para tri viteve qeveria e atëhershme e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me këtë kompani duke i dhënë të drejtën ekskluzive në eksploatimin e mineraleve. Në territorin e Kosovës ka rezerva të mëdha të linjitit që llogaritet në miliarda tonë që do i mjaftonin furnizimit të Kosovës me shekuj.

Klarku është i lidhur sipas gazetës serbe me firmën e Idriz Thaçit "Gjeomineralet", që merret me eksportimin e hekurit në Itali.

Ai nuk është i vetmi akter i bombardimit të SRJ që u kthye në Kosovë për të marr përfitimin e luftës. Edhe ish-sekretarja e shtetit Medlin Ollbrajt ka interese afariste në gjithë Ballkanin në fushën e ndërtimit të infrastrukturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat