Vuçiq takohet me ambasadorin italian, këto janë temat për të cilat diskutuan

Lajme

Vuçiq takohet me ambasadorin italian, këto janë temat për të cilat diskutuan

Nga: F.B Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 12:50
Pamje nga takimi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka takuar ambasadorin italian në Beograd Karlo Lo Kasho, me ç’rast e ka falënderuar për mbështetjen që Italia i jep në rrugën e integrimit evropian. Ndërsa ambasadori ia përcolli përshëndetjet e presidentit Serxho Matarela, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ambasadori italian ka thënë se Italia mbështet fuqishëm zgjerimin e BE-së dhe rrugën euro-integruese t Serbisë, sikurse që është nënshkruese e letrës dërguar Komisionit Evropian ku theksohet se integrimi mënyra më e mirë për stabilitetin dhe paqen afatgjate në Ballkan.

Vuçiq ka falënderuar Italinë në mbështetjen e vazhdueshme për Serbinë në rrugën euro-integruese, ka njoftuar shërbimi për media pranë presidencës.

Ai ka shprehur nevojën për ekzistimit t planit konkret për zgjerim të BE-së dhe kuadrin kohor të anëtarësimit sepse procesi i integrimit është i rëndësishëm për paqe edhe stabilitet në regjion.

“Serbia me qëllimin e njëjtë për stabilitet regjional do të promovojë politikën e paqes edhe të bashkëpunimit” tha ai duke njoftuar ambasadorin Kasho për iniciativën për katër liritë: lëvizjen e njerëzve, mallit, shërbimeve edhe kapitalit në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadori italian ka mbështetur iniciativën dhe e ka konsideruar shumë të rëndësishme.

Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar nivelin e kënaqshëm të raporteve bilaterale mes dy vendeve me konstatimin se ka hapësirë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Lo Kasho ka theksuar s eka gjithnjë e më shumë kompani italiane të vogla edhe të mëdha që kanë shpreh interesim për afarizëm në Serbi, që është shprehje e situatës së mirë ekonomike në Serbi.

Vuçiq ka theksuar se është i bindur se Qeveria e Serbisë do marr vendim për të ndihmuar regjionin italian Veneto pas pasojave katastrofave të vërshimeve në Venedik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat