Brnabiq flet për vrasjet në Pejë: S’ka asgjë të re rreth rastit ‘Panda’

Lajme

Brnabiq flet për vrasjet në Pejë: S’ka asgjë të re rreth rastit ‘Panda’

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 15:47
Ana Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se autoritetet serbe nuk kanë bërë kurrfarë përparimi për të zbuluar autorët e rastit “Panda” në Pejë, ku kishin mbetur të vrarë gjashtë të rinjë serb në vitin 1998.

Sipas saj është shumë e vështirë që të zbulohen krimet të cilat kanë ndodhur dy dekada më parë.

“Është e rëndësishme për ne që të gjejmë se çfarë ka ndodhur dhe kush është fajtori për vrasjen e atyre të rinjve. Është shumë e vështirë të zbulohen krimet kur dikush para teje nuk i ka zgjidhur për 10-15 vjet”, ka thënë Brnabiq shkruan media serbe.

Më 14 dhjetor të vitit 1998, dy meshkuj të maskuar hynë në kafenenë “Panda”, që ndodhej në qendër të Pejës, përballë Gjimnazit, dhe nga një rafal të shtënash nga armë automatike lanë të vdekur pesë nxënës serbë të shkollës së mesme, dhe një student, po ashtu serb.

Ishin vrarë Ivan Obradoviq, Zoran Stanojeviq, Svetisllav Ristiq, Dragan Trifoviq dhe Vukosav Gvozdenoviq dhe studenti Ivan Radeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat