“Mali i Zi i ka duart e lara me gjak, Rusia e Serbia po dhezin luftën civile”, ja çfarë bën shqiptarët atje

Lajme

“Mali i Zi i ka duart e lara me gjak, Rusia e Serbia po dhezin luftën civile”, ja çfarë bën shqiptarët atje

Nga: N.Sh Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 22:07
Mali i Zi

Për situatën në Mal të Zi, opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike, Dardan Islami po akuzon Serbinë e Rusinë se po e dhezin luftën civile në Mal të Zi.

Islami përmes një postimi në Facebook, thotë se, Mali i Zi i ka duart e lara me gjak.

Ai thotë se ky shtet është kontrabandist dhe kriminal që i futi oligarkët rus brenda.

Ndërsa për shqiptarët thotë se e votuan pavarësinë e Malit të Zi dhe fal votave shqiptare hyri edhe në NATO.

Postimi i plotë:

Mali i Zi si Siria, nje shtet qe i ka duart e lara me gjak, shtet kontrabandist, kriminal qe i futi oligarket ruse brenda, sepse ishte mbreteria ruse qe e mbrojti kete komb ne shekullin e kaluar duke i debuar shqiptaret. Shpalli pavarsine me 2006 fale votave shqiptare, ne momentin e fundit hyri ne Nato perseri fale votave shqiptare, e tash ish aleatet e tyre Serbia dhe Rusia po ja dhezin luften civile Siria style! Ska shpetim veq vonim, rusia e formoj dhe e mbrojti kete shtet, rusia po e shkatrron! Ato manastire jane shumica shiptare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat