Lutfi Haziri: Jam kërcënuar edhe unë, por jam rugovist me lëkurë dhe s’më ndalë asgjë

Lajme

Lutfi Haziri: Jam kërcënuar edhe unë, por jam rugovist me lëkurë dhe s’më ndalë asgjë

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 11:48
Lutfi Haziri

Gjatë këtij vitit që po lëmë pas një numër i politikanëve u kërcënuan me jetë përmes rrjeteve sociale, në disa raste nga vet zyrtarë të partive, por edhe nga persona të panjohur.

Se ka marrë kërcënime të tilla nga rrjetet sociale ka thënë edhe nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Definitivisht që po. Në asnjë situatë nuk kam dalë prej kauzës dhe bindjeve të mia. Une jam rugovist me lëkurë, s’më ndalë kurgjë. S’më ka ndalë një shtet (Serbia) me të gjitha makineritë policore, e lëre këta me komente në rrjete sociale”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se tash s’po munden të vrasin, andaj po mundohen me të linçu.

“Atëherë s’ka pas rrjete sociale, por stupc edhe plumba”, ka thënë ai.

Kujtojmë se së fundmi u kërcënuan me jetë, kreu i VV-së, Albin Kurti nga zyrtari i NISMA-s, Haxhi Hoti, më pas u kërcënua djali i Isa Mustafës përmes rrjeteve sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat