Ja çka po bën Serbia që t’i torturojë qytetarët e Kosovës

Lajme

Ja çka po bën Serbia që t’i torturojë qytetarët e Kosovës

Më: 6 janar 2020 Në ora: 10:37
Nezir Mehmetaj

Për t’u shmangur torturimeve mërgimtarëve po u bëhet thirrje të mos kalojnë kah shteti serb. Së fundmi Serbia ka arrestuar mërgimtarin Nezir Mehmetajn, për shkak të dyshimeve për “Krime lufte”.

Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend Avni Islami ka thënë për gazetën se qeveria e Serbisë është duke i inkurajuar organet e sigurisë t’i torturojë qytetarët kosovarë.

Ai ka thënë se edhe gjatë këtij viti raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë duke u tensionuar.

“Edhe në këtë vit raportet janë duke u tensionuar për shkak të politikës destruktive të Beogradit. Rasti i fundit nuk është i vetmi ku shqiptarët në mënyrë brutale po arrestohen nga qeveria e Serbisë. Janë dy çështje, ose shteti i Serbisë është tërësisht kriminal dhe i inkurajon grupet kriminale, ose është i paaftë. Unë mendoj që vetë shteti i Serbisë lejon në heshtje që t’u bëhet presion mërgimtarëve tanë”, është shprehur ai.

Veprime të tilla të shtetit serb sipas tij tregojnë se ata nuk janë duke punuar për ta qetësuar situatën dhe për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës.

Islami ka deklaruar se Kosovës është duke i munguar formimi i qeverisë në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme në aspektin e sigurisë në raport me Serbinë.

“Qeveria në ardhje duhet ta ketë parasysh se ka mënyra për t’i mbrojtur qytetarët e saj. Pra duhet reciprocitet. Edhe në arrestimet që bëhen duhet që Qeveria e Kosovës të mendojë për të ardhmen, për shkak se qytetari i Kosovës po përbuzet në mënyrën më të keqe në territorin e Serbisë. Të drejtat e njeriut dhe liria e qarkullimit e marrëveshjet e lidhura nuk janë duke u zbatuar nga Serbia”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat