Deputeti egjiptian: Jam skeptik në Qeverinë Kurti

Lajme

Deputeti egjiptian: Jam skeptik në Qeverinë Kurti

Më: 7 janar 2020 Në ora: 15:07
Veton Berisha

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka prezantuar dje kabinetin e ri qeveritar, me ç’rast ka propozuar 5 ministrat e partisë së tij, duke i lënë vend nominimit edhe të  5 ministrave të tjerë nga radhët e LDK-së, por nuk e ka propozuar asnjë ministër nga radhët e komuniteteve.

Deputeti nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se ende nuk e ka të qartë se me cilën Ministri do të udhëheqin komunitetet joserbe në Kosovë.

“Kemi pasur disa herë takime me Albin Kurtin dhe Isa Mustafën. Jemi munduar t’i koordinojmë punët tona me qenë pjesë e marrëveshjes, pjesë e qeverisjes, megjithatë është një ofertë publike  që kanë dalë me reduktimin e ministrive në 12 . Pesë Ministri i takojnë njërës dhe pesë Ministri tjetrës parti politike, ndërsa për komunitetet jo serbe ka mbetur një Ministri”, tha ai.

Ai ka shtuar se nuk e din se cila Ministri ka mbetur për komonitetin joserb, por thotë se kësaj radhe presin ta drejtojnë një Ministri, sepse sipas tij, i kanë dy deputetë në Kuvend.

”Ministria është ndarë për komunitete jo serbe, kemi kërkuar të drejtohet prej komunitetit egjiptian, sepse kemi plot arsye që ne e meritojmë kësaj radhe ta kemi një ministri”, potencoi Berisha.

Sipas tij, pas marrëveshjes në mes LVV-së dhe LDK-së, do të ulen për të diskutuar për Ministrinë që u takon, por se është shprehur skeptik me Qeverinë që pritet ta drejtoj Albin Kurti.

Nuk janë duke shkuar gjërat në drejtimin e duhur. Me iu thanë drejtë komunitetet kanë me qenë më pak të përfaqësuara, pasi që janë të kufizuara 12 Ministri. Se sa do të ketë qëndrueshmëri, unë jam skeptik, sepse pastaj nuk kemi arsyeje të jemi pjesë e qeverisjes nëse nuk marrim përgjegjësi në qeverisje”, tha Berisha.

Ai ka potencuar se nëse nuk janë pjesë e qeverisë, atëherë i mbete të pozicionohen diku tjetër, por, ai mendon se komunitetet duhet të jenë të përfaqësuar në ekzekutiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat