Vendimi i Apelit: Zyrtari i NISMA’s që kërcënoi Albin Kurtin mbetet në paraburgim

Lajme

Vendimi i Apelit: Zyrtari i NISMA’s që kërcënoi Albin Kurtin mbetet në paraburgim

Më: 9 janar 2020 Në ora: 17:28
Haxhi Hoti

Anëtari i NISMA’s së, Haxhi Hoti do të kthehet sërish në paraburgim për kërcënimin publik që bëri në llogarinë e tij në Facebook, ndaj kandidatit për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjykata e Apelit ka vendosur sot që ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, të kthehet në paraburgim.

Këtë masë të sigurisë, Apeli e ka zëvendësuar me 30 ditë paraburgim për Hotin, duke ia llogaritur atij si masë arresti që nga data e arrestimit.

Ndryshimin e masës së sigurisë e ka konfirmuar për GE, zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

“Është aprovuar ankesa e prokurorisë, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Njeherit, të pandehurit që po i referoheni, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, duke u llogaritur nga dita e arrestimit”, pohoi Jashari.

Ndryshe, Haxhi Hoti ishte arrestuar më 28 dhjetor 2019.

Policia po e kërkonte Hotin pas një postimi në rrjetin social në facebook, përmes së cilit po e kërcënonte liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik”, kishte shkruar Hoti.

Të nesërmen, Hoti i ra pishman për fjalët e tij, dhe pak para se të arrestohej kishte kërkuar falje, duke thënë se ka qenë gabim teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat